Petrit Vasili: Parada e prestanomeve dhe SPAK, qe rri e veshtron!

Petrit Vasili: Parada e prestanomeve dhe SPAK, qe rri e veshtron!

Nga Petrit Vasili
Tashme prestanomet, pra ata qe pranojne te vene vetem emrin se parate i kane te tjeret, jane nje epidemi e vertete e ketyre 13 viteve qe qeveris Rama.

Prestanomet, pra njerez pa asnje veprimtari ekonomike, pa asnje kapital financiar, papritmas kthehen brenda nates ne investitore gjigandë qe ndertojne kulla qindra milion euro ane e mbane vendit.

Pastrimi i parave ne Shqiperi tashme pra nuk po kerkon më rruge te komplikuara dhe te kamufluara ne menyre te sofistikuar.

Nuk i kerkon keto rruge te sofistikuara sepse nuk sheh asnje rrezik dhe asnje pengese ne rrugen e vet.

Pengesat e vetme do te ishin nga njera ane qeveria nese do te ishte e ndershme, e paster dhe respektuese e ligjit dhe nga ana tjeter drejtesia nese do te ishte zbatuese korrekte e ligjit.

Por qeveria per fatin e zi te shqiptareve eshte frymezuesja, mbeshtetsja dhe perdoruesja e prestanomeve sepse jane nje mundesi e madhe per pastrimin kolosal te parave te korrupsionit dhe te veprimtarise kriminale e narkotrafikut, qe mbeshtet pushtetin politik ne Shqiperi.

Drejtesia e kapur dhe qe funksiinon me regjine e pushtetit ka mbyllur syte dhe ka lidhur duart, ndonese prestanomet veprojne ne menyren me te hapur dhe me banale.

Drejtesia me mosveprimin e saj eshte kthyer de facto ne nje mbeshtetese shume te madhe dhe direkte ne pastrimin e parase.

Po ashtu sistemi bankar funksionon po me te njejten skeme te urdheruar nga qeveria, duke bere sikur verifikon transaksione qesharake te qytetareve te thjeshte duke kerkuar deklarata e dokumente pa fund, ndersa prestanomet qarkullojne miliona euro per kullat te pashqetesuar.

Pastrimi i parase dhe prestanomet jane pra nje binom ideal, qe ky mekanizem te vazhdoje te funksionoje dhe te prodhoje pushtet, qe mbahet nga krimi dhe lind nga krimi elektoral.

Pa asnje diskutim pa pastrimin e parase pushteti i Rames shembet per 24 ore.

Pastrimi i parase mban ne kembe nje ekonomi te vendit totalisht fiktive, qe e bazon krijimin e te ardhurave te buxhetit te shtetit permes ndertimit, i cili realizohet nga keto miliarda euro para te pista.

Kjo ndertimtari skizofrenike eshte e qarte diten per diell qe nuk lind nga kerkesa e madhe per te, sepse cmimet e ketyre apartamenteve nuk mund te perballohen kurre shqiptaret me te ardhura kaq te ulta, ndaj edhe dhjetra mijra apartamente te reja jane te mbyllura e te pashitura.

Ky pasrim parash krijon edhe ato miliarda euro te pista, qe ju lejojne mafiozeve te qeverise qe te blejne vota deri edhe ne 500 euro vota dhe te vazhdojne te mbajne te zaptuar nje pushtet pilitik te paligjshem.

Ndaj prestanomet jane kthyer ne pandemi ne Shqiperi dhe mjerisht ne nje normalitet mafioz, ku shume naivë qeshin kur shohin nje hiç njeri qe kthehet ne miliarder brenda nates.

Sigurisht SPAK ka pergjegjesi shume te renda dhe te pamnistueshme, sepse keto fakte e realitete mafioze zhvillohen kaq hapur dhe kaq trashe e pa asnje pengese, e ne nderkohe SPAK i ngritur vetem per kete qellim, nuk vepron qellimshem.

SPAK qe me regji ben procese politike duke shpikur dosje me prova e fakte, qe nuk ekzistojne kunder opozitareve dhe qe mbyll syte perpara kullave lavatrice parash, tregon qarte kapjen dhe inkriminimin e thelle te tij.

Ndaj çdo revolte dhe proteste, sado e rrepte qe te jete, eshte plotesht e motivuar dhe e justifikuar per te shpetuar nga rrenimi ekonomik, qe eshte te pragu i deres si dhe per te rivendosur zbatimin rrepte te ligjit, sepse drejtesia ka mbyllur syte perpara pastrimit te parase, qe eshte oksigjeni i vetem dhe kryesor per veprmtarite kriminale te çdo lloji.

Share it :