Peshkatarët gjejnë një trup të pajetë në Karaburun

Gjendet një kufomë në Karaburun në afërsi të Kepit të Gjuzës. Kufoma është gjetur nga disa peshkatarë.

Mësohet se trupi i pajetë është duke u transportuar për në Vlorë. Deri më tani nuk dihet identiteti i personit në fjalë.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 16:00, në vendin e quajtur “Kepi i Gjuhëzës”, eikuipazhi i një anije peshkimi, ka konstatuar në det, një trup të pajetë, dyshohet i seksit mashkull dhe ka lajmëruar shërbimet e Policisë Kufitare të cilat menjëherë kanë shkuar në vendgjarje.

 

 

Trupi i pajetë do të transportohet në morgun e spitalit, për ekspertizë mjeko-ligjore, deri tani nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :