Përplasja në Parlament/ Vokshi: Burri t’u bë dekan pasi erdhe në pushtet. Nikolla: Është profesor i nderuar

Lindita NikollaGëzim Saliu

Diskutimi i projektligjit të qeverisë për Arsimin e Lartë solli debate mes mazhorancës dhe opozitës në seancën në Parlament.

Deputetja e PD Albana Vokshi përfshiu në diskutimet e saj për ligjin e ri dhe bashkëshortin e ministres duke pohuar, “Askush nuk ka denjuar t’i dëgjojë zërat për këtë pr.ligj. Nuk janë reflektuar dhe projektligji i radhës ka qenë më i përkeqësuar. Doja të pyesja zonjën ministre, se çfarë qëndrimi ka mbajtur bashkëshorti juaj? Pasi ai u bë dekan pasi erdhët ju në pushtet?”.

Në reagimin e menjëhershëm Nikolla theksoi se,: “ S’do të jap përgjigje për bashkëshortin tim, një profesor i nderuar shkencash. Ai di të përgjigjet vetë. Jemi të pavarur në punën tonë”.

Share it :