Përplasen me njëra-tjetrën automjetet në autostradën Vlorë-Fier, plagosen dy persona

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në autostradën Vlorë-Fier, teksa janë përplasur më njëri-tjetrin dy automjete. Nga përplasja janë plagosur 2 persona ,të cilët janë nisur menjëherë drejt spitalit rajonal të Vlorës.

 

Si  pasojë e aksidentit rrugor pranë fshatit Fitore, rruga u bllokua duke krijuar kështu një  trafik. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Ndërkohë 2 të plagosurit ndodhen në ambientet spitalore nën kujdesin e mjekëve ,por jashtë rrezikut për jetën.

 

 

 

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :