Përmbysja e “sofrës”: Mesazhi i prerë i protestuesve

Përmbysja e “sofrës”: Mesazhi i prerë i protestuesve

Gjatë një aksioni, protestuesja ka hequr dhe shpërndarë letrat e vendosura mbi një strukturë të improvizuar në shesh.

Mbi tryezën prej guri shihen copa letrash të hequra dhe të dëmtuara, ndërsa rreth saj ndodhen jastekë me ngjyra të ndryshme.

Veprimi është kryer si pjesë e mesazhit simbolik të protestuesve gjatë zhvillimit të tubimit. Aksioni ka vazhduar pa incidente të tjera të raportuara në ato momente.

Këtë të shtunë shënohet dita e 12-të e protestave studentore. Ditën e sotme ata kanë thirrur një tubim kombëtar në kryeqytet kundër klasës politike në vend.

Protesta e studentëve është lajmëruar që të zhvillohet në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit e më pas do të vijojë para Kryeministrisë.

Gjithashtu edhe pedagogët pritet të mblidhen në orën 10:00 pranë Universitetit Politeknik, ndërsa dhe më parë Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) ka dalë në mbështetje të studentëve dhe protestave që po zhvillohen në vend.

Nga ana tjetër, në orën 12:00, Partia Demokratike u ka bërë thirrje aktivistëve dhe forumeve të saj që dalin sot para Kryeministrisë në një protestë kombëtare në mbështetje të studentëve dhe të rinjve.

Share it :