PËRGJIMET/ “U pastrua”, si u manipulua audioja e përballjes Veliaj-Dado

Në 24 shkurt të vitit 2025, kryebashkiaku Erion Veliaj hodhi akuza dhe pretendime që prokurori Ols Dado gjatë seancës në gjyq i ishte drejtuar atij me fjalën “ndyrësirë”.

Sipas Veliajt, në atë seancë gjyqësore ishte fyer, sulmuar e kërcënuar nga prokurori Ols Dado, me fjalë që, sipas kryebashkiakut, ishin të regjistruara dhe se kishte dëgjuar epitete të ndryshme ndaj tij si “gënjeshtar”, “je patologjik” e deri te fjala “ndyrësirë”.

PËRGJIMET/ “U pastrua”, si u manipulua audioja e

Pas deklaratës së tij, mediat e dirigjuara nga ai nxituan të publikonin deklaratën e tij nga burgu i Durrësit, reagime të cilat duket se kryebashkiaku i ndiqte me ëndje nga burgu.

Këtë e vërtetojnë edhe përgjimet e bëra në burgun e Durrësit.

Po si qëndron e vërteta e asaj audioje të pretenduar nga Veliaj, që në fakt rezulton se është manipuluar dhe kjo tregohet shprehimisht nga vetë çifti Veliaj-Xoxa.

PËRGJIMET

Veliaj kërkon që Mero Baze, Maks Haxhia dhe të gjithë të tjerët të ngrihen dhe të kenë një reagim masiv në lidhje me deklaratën e tij për fjalën që pretendonte Veliaj se kishte thënë në seancë gjyqësore.

Më tej, në një bisedë të Veliajt me Ajola Xoxën, kjo e fundit tregon qartazi se po ndërhyhet në audio duke manipuluar të vërtetën. Ajo thotë se po punohet me transkriptin dhe po me audion për t’i pastruar zërin, ndërsa ky i fundit në telefonatën e radhës e pyet sërish nëse është pastruar audioja. Pra, qartazi tregohet dhe manipulimi që pretendohej të bëhej me videon.

“Në orën 15:20, gjatë bisedimit ndërmjet Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës, ndër të tjera, Erioni i tregon se po shikonte lajmet në lidhje me postimin për fjalorin e ndyrë të përdorur nga ai (nënkupton prokurorin) dhe përgjigjen e atyre që e mohojnë (nënkupton Gjykatën e Posaçme) dhe e pyetën nëse do të nxjerrin audion që të provohet 100%.

Ajola i përgjigjet që do të pyesë çunat që e kanë nxjerrë audion. Për këtë gjë, Erion Veliaj i kërkon që të mos flasë direkt me ta pasi është në përgjim. Ajola i shprehet se e di këtë gjë. Erioni kërkon të dijë nëse do të publikohet audioja, dhe Ajola i thotë që do të flasë me avokatin se ai duhet të ketë transkriptimin. Erion Veliaj i thotë se do ta marrë sërish për pesë minuta, që të dijë në lidhje me veprimin e publikimit të audios, pasi është i shqetësuar që gjyqtari ka mbrojtur prokurorin, dhe i thotë Ajolës se duket qartazi që ata janë bashkë.

Në orën 15:33, Erion Veliaj telefonon Ajolën, dhe kjo e fundit i tregon se ata e kanë transkriptin dhe po punojnë me të, duke pastruar zërin, me qëllim që të dëgjohet mirë sepse është pak si nën zë, që të jetë e dëgjueshme. Erion Veliaj i kërkon të mos japë detaje në telefon, thjesht t’i thotë që po merret me këtë gjë.

Në orën 16:00, Erion Veliaj interesohet sërish në lidhje me transkriptimin dhe me pastrimin e audios së seancës gjyqësore, dhe Ajola në bisedë me të i konfirmon se kanë një përgjigje.

Erion Veliaj e pyet nëse e kane bërë transkriptimin e materialit, që t’ia çojnë redaktorit që ta shohë dhe i kërkon të takohet me të nga ora 12:00. I kërkon që materialin t’ia bëjë gati dhe t’ia japë redaktorit, i cili sipas bisedës, ka pasur takim me grupin”, thuhet në përgjime.

Kujtojmë se pati një reagim dhe nga SPAK-u dhe GJKKO-ja, ku hodhën poshtë deklaratat e Veliajt duke thënë se nuk është e vërtetë se prokurori Ols Dado i është drejtuar me fjalën “ndyrësirë”./ CNA

Share it :
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news