Përgjimet tronditëse/ Berisha: Nuk ka kriminel më të poshtër se Balla që po rekruton banditë për të shtypur studentët
Kryetari i PD, Sali Berisha, pas daljes nga SPAK lexoi përgjimet tronditëse të Taluant Ballës.
Berisha tha se, Nuk ka kriminel më të poshtër se Balla që po rekruton banditë për të shtypur studentët.
Berisha: A doni të tjera për Taon?
Tjetër.
Eriona Daupaj është ish-BKH që u mor me ndërmjetësimin midis bandës Çelaj, Ttaulant Ballës dhe bandës së Skapit.
Po, dëgjoni këtu.
“Daupaj: Filanin do ta çoj në sekuestro se do t’i bëj nder Ballës”.
E dini çfarë është çështja? Erdhën 5 milionë euro, u nisën nga një vend perëndimor dhe u njoftuan se do vinin në Portin e Durrësit. Policia i priti, do vinin me Toyota Yaris, erdhën, u gjetën 5 milionë, 2 milionë i përlanë ata që i numëruan dhe i nxorën 3.2 milionë. Gjetën një gjerman mafioz, i cili u arrestua më vonë, i cili tha se paratë janë të miat. Paratë i transportonte gjermani me mikrobus.
Natyrisht policia, pasi mori 2 milionë euro, sekuestroi makinat.
Tani Tao urdhërohet që makinat t’ia kthejë kartelit Çela.
Dhe dëgjoni këtu tani.
“Ritvan Çela: Këto ditë po më pyet dhe do jetë prapë Balla apo do jesh ti?”
Është avokati që merrte para edhe ky.
“Vladi i thotë: OK se flas unë dhe të tregoj mënyrën se si do ta mbyll”.
Pra, do flas me Ballën, thotë ai që transportoi paratë për tek Çelajt.
“Ritvan Çela: Nga Tao, Tao, thotë se i ka në rregull letrat”.
Tao e ka rregulluar për t’i marrë makinat.
Ai Zarka u lirua, ai prokurori i Vlorës, sepse më fajtor ishte Tao se Zarka.
“Eriona Daupaj: Kishte të drejtë bundra. Nuk duhej toleruar që në fillim, ai ku do të shkojë ai, do t’ia djegin letrat me benzinë”.
“Ritvan Çela: Ajo luan me Taon”.
Shikoni se çfarë lidhjesh mban krimineli Tao, kryetari i grupit parlamentar të Partisë së Krimit, që këta e mbrojnë.
Po si mund të pranohet kjo?
I kanë në dosje të gjitha këto që po lexoj.
Famozja Daupaj, kjo është në kërkim gjoja nga këta dhe është bërë si punonjëse ambasade në Vjenë se kunatin e ka ambasador dhe motrën ambasatriçe.
“Daupaj: E ke gabim, kësaj radhe do t’ia marr. Nuk do të armiqësohem me policinë, i dola borxhit Taos. Ta ktheva, mos ma sill më, dakord i tha Taos, do të paguaj unë”.
Dëgjoni pra dëgjoni, heroi i protestës, gjirokastriti Metaj u dënua me arrest shtëpie se përballoi si luan 7 narkobanditë, kurse Tao udhëheq grupin e partisë së krimit dhe këta e mbrojnë.
“I dola borxhit Taos, ta ktheva, mos ma sillë më.
Dakord, i tha Taos, do ta pengoj unë.
Ata sollën prapë, i doli borxhit, këtë herë prej teje”.
Prit se ka të tjera se Tao është i pafund.
Tao është një kriminel i gjallë me dy këmbë që udhëton rrugëve të Tiranës.
Përveç Edi Ramës, nuk ka kriminelë më të poshtër se ai, ta dini se këtë, se po rekruton banditë dhe po i vesh për të shtypur studentët.




