Përgjimet e tunelit/ A është Rama, ‘k*rva’ e Ballukut?

Përgjimet e tunelit/ A është Rama, ‘k*rva’ e Ballukut?

Nga Basir Çollaku

Nuk kemi parë gjë akoma, po hanë kokat e njëri-tjetrit. Vetë e tha.

Me datë 01/10/2021, në orën 10 e 54 në mesazhet e Ballukut me drejtorin e saj të rrugëve, Eris Berberi, kur po bëhej gati të shpallte fituesin e tunelit të Llogarasë, ajo i shkruan:” prit t’i çoj fjalën atij kurvës që kërcënon me sms..” dhe më tej në orën 16:06 të asaj dite Berberi me sms lajmëron..”tuneli u nxor sapo..” Sepse për të marrë leje finalizimi për dakordësimin e fituesit të një investimi të kësaj përmase, natyrisht njoftimet për dritë jeshile, bëhen lart, jo poshtë.

Skandalet shokuese të pushtetit, abuzimet, korrupsioni, vjedhjet, lidhjet e forta me krimin e organizuar vendas e të huaj, pastrimi i parave, tenderimet e dedikuara pa garë dhe me shumë shkelje, e të tjera paudhësi të jashtëligjshme, janë në nxitim se kush të kapë lajmin e parë keqbërës në Shqipëri. Toruhumbur Edi Rama kur po njihej me letër-zezën raport-progres të radhës nga Brukseli, në krah të kreut të delegacionit të BE, Silvio Gonzato, mbylli gojën dhe konferencën, në pyetjen për hetimin e zëvendës së tij. Kazani socialist ka marrë flakë dhe fikja nuk ka afat. Balluku ngjan se nuk është aq e bindur sa Veliaj ndaj të gjatit, të cilit ajo sipas përgjimeve në dosje, i kishte vënë emër kofidencial, pallosh.

Por ka më tepër.

Pirro Vengu ish-drejtor i Portit të Durrësit, nën varësinë e Belinda Ballukut dhe Petrit Malaj ish-drejtor AKBN, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, po në të njëjtën varësi të zëvëndëskryeministres, ishin thuajse zgjedhje të promovuara prej saj te “palloshi i gjatë” duke sjellë poste të cilat i mbajnë nga “Rama 3” ku u emëruan gjatë mandatit e vazhdojnë po aty në “Rama 4” bashkë me ish-shefen ende shefe, ndonëse zërat brenda korridoreve të pushtetit thonë se u është kërkuar të hapin krahun. Refuzimi duket se justifikon dhe orët e mesnatës së mbledhjeve të qeverisë, e cila mbyllet e hapet me rraskapitje pa vendime. Ndërkohë Balluku dhe pesë vartës të saj janë të pandehur.

Hetimet natyrisht do të zgjaten te kryeministri, sepse nënshkrimet e lejimet e tij, përgjimet e bisedave rreth tij, janë nëpër shkresa e fashikuj, të atyre qindramilionëve favorizuese e përfituese. Nëse emrat do të kishin qenë anonim, Struktura e Posaçme do të kishte njoftuar me kohë akuzën organizatë kriminale për të pandehurit. Por të presim. Ka kohë, ka dhe prova të tjera. Një mal me çështje mund të nxjerrin shumë male me fakte, jo si ata të ministre botox Diellës, e cila pjell me sms të Ramës, e nuk merr as leje lindjeje.

Transferta me shumë shifra janë nëpër parajsa fiskale. Llogari në Zvicër, Qipro, USA e vende të tjera, kanë rënë në dijeni të autoriteteve ku gjenden strehët e dollarëve të emigruar të korrupsionit të të pandehurve të njohur e të munguar.

Disa nga dosjet përvëluese Rama-Balluku. Sigurisht Narcodosja, me lëndë amerikane e evropiane, duke mos harruar sky-enchro, është edhe furnizuese me të dhëna për hetimet e nisura. Aty po shpërtheu puseta, nuk ka kallash ta ndalojë.

Inceneratorët Tiranë-Elbasan-Fier, ku disa të pandehur mbyllin dënimet e të tjerë ende hetimet. Firma e Edi Ramës për t’i dhënë bonus kompanisë fantazmë, shurdh-qorron prokurorët

Porti i Durrësit

Unaza e re e Tiranës

Bazat detarë në Sarandë e Shëngjin dhënë për ndërtime privatëve

Tuneli i Llogarasë

Aeroporti i Vlorës

Tigrat e energjisë në Vlorë,

Rruga e Arbërit,

Koncensioni Thumanë-Kashar

Tenderat për energjinë

Tenderat sekretë të periudhës së Covidit dhe më pas

Tenderat AKSHI ku janë familjarë të Ramës të përmendur

Eco Parku sërish familjarë të KM të përmendur

Bechetti, një dosje 150 milionë euroshe e “harruar” nga SPAK

Licencat për parqet voltaike

Investimet strategjike e resorte, ku përfitues janë grupet kriminale të trafikut të drogës. Përplasjet janë të forta. Grupet janë acaruar. Qeveria është një shesh ku të pandehurit po vrasin njëri-tjetrin. Autori i “Kurbanit” po përjeton refrenin e tij, duke na bindur se nuk kemi parë gjë akoma, dhe “hëngshin kokat e njëri-tjetrit..” Zoti është i madh, USA gjithashtu…!

Share it :
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news