Përfundon pas gati 7 orësh operacioni i vështirë i Erjon Vishkullit në Romë! Ja si paraqitet gjëndja shëndetësore

Përfundon pas gati 7 orësh operacioni i vështirë i Erjon Vishkullit në Romë! Ja si paraqitet gjëndja shëndetësore

Nga Alba Kepi

ROMË – Ka përfunduar pas gati 7 orësh ndërhyrje intensive kirurgjikale operacioni i vështirë për heqjen e plumbit të gomës nga syri i 28-vjeçarit Erjon Vishkulli.

Ndërhyrja e ndërlikuar dhe e një shkalle të lartë vështirësie është realizuar në Romë nën udhëheqjen e kirurgut të njohur italian, Prof. Stanislao Rizzo, Drejtor i Departamentit të Okulistikës në Policlinico Universitario Agostino Gemelli.

Sipas burimeve mjekësore, operacioni ka qenë jashtëzakonisht i ndërlikuar, pasi pacienti rrezikonte dëmtime të rënda neurologjike që mund të preknin syrin tjetër, si dhe komplikacione serioze në tru për shkak të afërsisë së plumbit me strukturat kraniale.

Sipas burimeve të Syri Tv, sa i përket ruajtjes së strukturës së syrit është i plotë e do të duhet kohë për të vlerësuar plotësisht situatën dhe për të parë nëse do të ketë rikuperim të plotë të shikimit.

Share it :