Përfshihet nga flakët kati i 9-të i një pallati në Fier, shpëton mrekullisht i moshuari

Një zjarr ka rënë gjatë natës  në katin e 9-të të një pallati shumëkatësh në lagjen Apollonia në qytetin e Fierit.

Zjarri dyshohet se ka rënë si  pasojë e një shkëndije elektrike, ndërkohë që në banesë ndodhej i vetëm një i moshuar me probleme shikimi.

Fatmirësisht, zjarri është pikasur nga komshinjtë e të moshuarit për shkak të tymit që u shpërnda me shpejtësi.

Kanë qenë ata që ndërhynë të parët dhe e shpëtuan të moshuarin. Ndërkohë menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe shërbimi zjarrfikës, i cili ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

I moshuari, i cili jeton i vetëm në banesë, u shoqërua me ambulancë  për kontroll mjekësor.

Si pasojë e zjarrit pati dëme të vogla materiale

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :