Përdhunimi i nxënëses, gruaja e mësuesit: Nëse është fajtor, në burg

Përdhunimi i nxënësesFamiljarët dhe banorë të fshatit Zharrnec në Lushnjë, ku banon prej 25 vitesh mësuesi 62-vjeçar Demir Hoxha kanë mbetur të shokuar nga ngjarja e zbardhur të mërkurën, që nxori një abuzim të rëndë seksual ndaj nxënëses 12-vjeçare. Të tronditur kanë mbetur edhe familjarët e tij. Bashkëshortja e Demir Hoxhës, duket se është më e prekura emocionalisht pas këtij akti të rëndë, por kërkon që bashkëshorti me të cilin ka 4 fëmijë, t’ia pohojë vetë, para syve gjithçka që ka bërë. “Jam e tronditur nga kjo ngjarje. Dua të ma pohojë vetë atë që ka ndodhur, nëse një gjë e tillë ka ndodhur. Po të jetë fajtor, je të rrijë në burg. Unë do vijoj jetën, të kujdesem për fëmijët”, – thotë ajo. Duke mos e fshehur as turpin, gruaja kërkon ndër të tjera që drejtësia të zbardhë këtë ngjarje. “Nuk kam ç’të them! Nuk dal dot as jashtë në oborr. Më vjen turp nga ç’po dëgjoj”. Ndërkohë, dy djemtë e Demirit, Redjani, 26 vjeç dhe Oldjani 19 vjeç, duken të hutuar nga situata e krijuar. Me sy të përlotur ata deklarojnë se nuk kanë pasur kurrë probleme dhe konflikte me familjen e vajzës, madje, shtojnë se babai i tyre, jo rrallëherë kishte pirë kafe me babanë e vajzës, çka tregonte për marrëdhëniet e mira që ekzistonin midis tyre. Policia ka pasur prova që gjatë hetimeve (pa u bërë publik si rast) që Demir Hoxha e kishte pranuar atë qe i kishte bërë 12-vjeçares. Nga ana tjetër, është bërë ekspertiza mjeko-ligjore e të miturës ku vërtetohet se është defloruar, por nuk dihet saktësisht kur ka ndodhur kjo.

Share it :