Autorieti i Mbikqyrjes Financiare publikon raportin mbi ecurinëe tregut të pensioneve private vullnetare në Shqipëri për vitin2022.
Sipas AMF, gjatë vitit 2022, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre katër fonde pensioni.
Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetaretregon një total asetesh neto prej 5,699.38 milionë lekë (49.89 milionë euro) dhe me një rritje prej 1,114.84 milionë lekëkrahasuar me një vit më parë.
Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, më 31.12.2022 rezultoi 36,518 anëtarë duke shënuar një rritje prej 8.78% krahasuar me 31.12.2021.
Sa i përket aseteve neto, SIGAL UNIQA Fond Pensioni vijon tëmbetet lidere në treg, me mbi 43% të totalit të aseteve, me njëdiferencë të konsiderueshme me 3 operatorët e tjerë në treg.
Burimi: AMF
Edhe gjatë vitit 2022, investimet e Fondeve të Pensioneve janëbërë në bono thesari dhe obligacione shtetërore.
PSE SHQIPTARËT I BESOJNË SIGAL UNIQA FOND PENSIONI?
-Aktiv prej 17 vitesh në treg, në të gjithë Shqipërinë
-Mbi 22 milionë euro asete në administrim të 12.000 klientëve dhe 140 bizneseve
-Pjesë e UNIQA INSURANCE Group prej vitit 2007
-Të drejtën për tu anëtarësuar e kanë të gjithë personat, pavarësissht nga mosha, vendndodhja dhe punësimi
-Është një Fond Pensioni me kontribute individuale tëpërcaktuara
-Kontributi minimal është 1,000 lekë në muaj
-Kontributet për pension privat mund ti paguajnë individëtanëtarë të Fondit, punëdhënësit e tyre, ose çdo person i tretë ne emër të tyre në lekë
-Kontributi për pension mund të paguhet sipas dëshirës dhemundësisë në baza mujore, 3-mujore, 6-mujore ose vjetore, etj
-Kontributet mund të paguhen edhe si shumë e menjëhershme
-Asetet e Fondit investohen më synim rritjen e kthimit ngainvestimi për anëtarët e tij dhe për t’i siguruar atyre një tëardhme të sigurt
-Pagesa e përfitimeve ofrohet për anëtarët e Fondit nëformat e: a) Pension Pleqërie të Parakohshëm; b) Pension Pleqërie; c) Pension Invaliditeti; d) Pension familjar;
-Në rast humbje jete si anëtar të Fondit, asetet e mbetura nëllogarinë tuaj do t’u shpërndahen trashëgimtarëve sipas aktit tëtrashëgimisë.
-Transparencë në kohë reale përmes faqes zyrtare nëinternet: www.fondisigal.com.al
Bonuse për klientët
Duke qenë pjesë e “SIGAL UNIQA Group Austria”, me anëtarësimin në SIGAL UNIQA FOND PENSIONI, krahaskursimeve tuaja që rriten, keni mundësinë që vetëm me kartën e anëtarësisë të përfitoni nga bonuset fantastike që ju ndihmojnë tëkenë akses në shërbime e produkte cilësore.
Një Fond Pensioni Privat Vullnetar i ofron anëtarëve të tijmundësinë e një pensioni të përshtatshëm për të ruajturstandardin e jetesës sipas kërkesave dhe nevojave të tyre, duke maksimizuar përfitimet nëpërmjet një administrimi tëkujdesshëm të aseteve.
PROJEKTLIGJI PËR FONDET E PENSIONEVE
Pak ditë më parë, Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit tëMbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete, i cili prezantoi para Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financatprojektligjin e ri “Për fondet e pensionit privat”.
Në fjalën e tij, Mete theksoi se drafti, i hartuar edhe me ekspertizën e Bankës Botërore, jo vetëm përafron kuadrin aktualme legjislacionin dhe direktivat evropiane, por edhe synon t’ijapë një ritëm të ri zhvillimi tregut të fondeve të pensioneveprivate.
Sipas tij, projektligji, i përafruar me Direktivën IORP II, zgjeronformat e pensioneve private, si edhe politikat e investimit tëshoqërive administruese, duke diversifikuar portofolin e fondeve.
Gjithashtu, ndryshimet prekin aspekte të menaxhimit dhembikëqyrjes të shoqërive administruese të fondeve të pensionitprivat, si rritja e kërkesave rregullatore për transparencë dheinformacion për anëtarët e fondit, si edhe kërkesa të shtuara përadministrimin e rrezikut.
“Objektivat kryesore që synohet të arrihen janë mbrojtja e interesave të anëtarëve të fondit të pensionit privat, nëpërmjetvendosjes së standardeve më të larta për mirëinformim dhetransparencë, nxitja e pjesëmarrjes në skemë nëpërmjetpërfshirjes automatike, si dhe rishikimit të politikës tatimore me synim krijimin e lehtësirave fiskale, forcimi i kuadrit mbikëqyrëse rregullator, si edhe rritja e profesionalizimit në administrimine fondeve të pensionit privat nga ana e shoqëriveadministruese,” u shpreh z. Mete.
Projektligji i propozuar sjell përmirësime lidhur me procedurëne licencimit të shoqërisë administruese të fondeve të pensionit, forcimin e rregullave të qeverisjes së shoqërive administruese, forcimin e funksionit të menaxhimit të rrezikut apo menaxhimittë kontrollit të brendshëm si dhe forcimin e rregullave përtransparencën dhe komunikimin me klientin në funksion tëmbrojtjes së interesave të tij dhe nxitjes së besimit përpjesëmarrje në fondin privat të pensionit.
Për më shumë informacione, kontaktoni drejtpërdrejtë me këshilltarët e Fondit SIGAL:
Tel: +35544511666
E-mail: info@fondisigal.com.al




