PD akuza policisë, dhunohet dhe grupi i gazetarëve shkodranë

policia shkoderPartia Demokratike akuzon drejtpërdrejt Kryeministrin Rama për atë që ajo e konsideroi si reprezalje të policisë ndaj banorëve të Malësisë së Madhe në takimin e kryetarit Lulzim Basha për prezantimin e kandidatit Anton Koka.

Mbrëmjen e djeshme Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe kanë zhvilluar kontrolle në fshatrat e Komunës Kastrat. Sipas drejtuesve demokratë të këtij rrethi këto kontrolle kanë nisur menjëherë pas përfundimit të takimit prezantues të kandidatit për kryetar të Bashkisë Malësie e Madhe Anton Kokaj.

Policia nuk ka reaguar ndaj këtyre deklaratave dhe as nuk ka sqaruar se cili ishte qëllimi i kontrolleve.

Demokratët u kërkuan organeve të drejtësisë të nisin menjëherë hetimet dhe të venë para përgjegjësisë dhunuesit dhe ata që urdhëruan dhunën policore.

Dhunohen dhe gazetarët

Televizioni Rozafa denoncon dhunën e ushtruar nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë ndaj grupit të xhirimit të TV Rozafës gjatë prezantimit të kandidatit të partisë demokratike Anton Kokaj në qytetin e Koplikut. Dhuna verbale ka nisur që përpara takimit elektoral ku drejtuesit e polisë së shtetit në Malësi të Madhe Shkëlqim Kola më detyre shef komisariati dhe oficeri Hasan Rada me detyrë shef Rendi në Malësi të Madhe, si dhe oficerit Arben Hasanaj, kanë fikur në mënyrë demonstrative aparaturat e transmetimit direkt pranë studios lëvizëse të Tv Rozafës.

Më pas dhuna ka agravuar gjatë operacionit të FNSH- së në Vukpalaj dhe në Pjetroshan në komunën e Kastratit të drejtuara nga Shkëlqim Kola dhe Hasan Rada efektivët e FNSH- së të maskuara kanë dhunuar operatorin e Tv Rozafës edhe pse ky i fundit ishte disa metra larg banesës ku po ushtrohej kontrolli dhe dispononte badg-in përkatës. Ndërkohë përpara kësaj situate nuk ka patur asnjë reagim nga drejtuesit e operacionit Kolës dhe Rades. Tv Rozafa I bën thirrje policisë së shtetit që të distancohet nga aktet e dhunës dhe ndëshkojë përgjegjësit e dhunës ndaj grupit të xhirimit.

Share it :