‘Patronazhistët shpërblehen me ndërtime në mes të qytetit’

Ish-kryeministri Sali Berisha vazhdoi denoncimet në faqen e tij në rrjetin social në FB.

Këtë herë ai denoncoi se si patronazhistët e PS po shpërblehen me ndërtime në mes të qytetit të Laçit.

“Patronazhistët që terrorizuan qytetarët me të dhënat personale që u dha Edvin Kristaq Xhelati i votës së lirë, shpërblehen me ndërtime në mes të qytetit!”, shkruan ai.

“Zoti Berisha, të lutem bëji publike këto foto në qytetin e Laçit, ku patronazhistët e PS ndërtojnë në mes të qytetit e ne për një punim na vjen policia me sekonda,” shkruan Qytetari Dixhital.

Image

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :