“Pastrimi i parave”/ Zgjerohet hetimi ndaj biznesmenit Zhanashvili, ja pronat në Shqipëri

 Amiran ZhanashvilinProkuroria e Tiranës zgjeron hetimet për Amiran Zhanashvilin, i cili është aksionar dhe bashkëpronar me biznesmenë shqiptarë të fushës së naftës, medies, përveç firmës se basteve

Biznesmeni gjeorgjiano-izraelit Amiran Zhanashvilin duket se në Shqipëri ka partnerë të njohur të cilët më parë kanë pasur edhe pushtet të madh politik e ekonomik. Prokuroria e Tiranës që është duke hetuar në lidhje me aktivitetin e tij në Tiranë. Ndaj biznesmenit me shtetësi rumune janë regjistruar dy procedime të ndara, ku po hetohet për akuzat e evazionit fiskal, mospagim tatimesh dhe taksash, falsifikim të dokumenteve dhe akuzën e “Pastrimit të parave” në bashkëpunim. Të gjitha këto vepra, sipas prokurorisë, biznesmeni i kazinove, hoteleve luksoze dhe aksionar i disa kompanive të naftës, dyshohet se i ka konsumuar në Shqipëri nga vitit 2013 e në vazhdim. Kjo është koha që mendohet se ka filluar të investoj në Shqipëri në disa kompani, fillimisht si aksionar dhe më pas si blerësi tyre me 100% të aksioneve, si ortak i vetëm.

 

Zgjerohen hetimet

Prokuroria e Tiranës zgjeron hetimet për Amiran Zhanashvilin. Ky i fundit rezulton se është aksionar dhe bashkëpronar me biznesmenë shqiptarë të fushës së naftës, medies, përveç firmës se basteve të blerë prej deputetit Mark Frroku. Biznesi i tij, sipas prokurorëve, ka pasur për qëllim pastrimin e parave përmes shitjes dhe blerjes disa herë të aksioneve të kompanive të ndryshëm. Në këto transferta bankare Zhanashvili ka bashkëpunuar dhe me politikanë shqiptare. Bie ne sy bashkëpunimi me ish-ministrin e Energjetikës dhe ish-deputetin e LSI-së, Dritan Prifti, përmes kompanive “Premier Servic” shpk dhe “DT Premier Partners” shpk. Milioneri izraelit i arrestuar më parë në Rumani për prostitucion, rezulton aksioner edhe në disa kompani të tjera të naftës si bashkëpronar apo ortak i vetëm, i kompanive “Tea Oil”, “Tea construction & petrol”. Sipas hetuesve rezulton se nëpërmjet përfaqësuesit të tij në Shqipëri, Amiran Zhanashvilika kryer transaksione të mëdha bankare me kompanitë e tjera të naftës në Shqipëri, si TPD Trading Petrol & Drilling, Crude Oil Traders e të tjera.

 

Verifikohen transaksionet

Të gjitha këto transaksione, po verifikohen për të parë origjinën e kapitaleve monetare, pasi drejtoria e pastrimit të parave dyshohen se shumat që kanë ardhur në Shqipëri apo janë tërhequr nga Amiran Zhanashvilidhe bashkortakët e tij kanë qarkulluar nëpër vende të njohura si parajsa fiskale. Grupi hetimor, po verifikon edhe kontratat e shit-blerjeve pasi hidhen dyshime që janë të falsifikuara. Dyshime ngrihen pasi datat e firmosjes së tyre nuk korrespondojnë me prezencën e Zhanashvilinë Shqipëri. Kjo pritet ti çojë hetuesit edhe tek persona të tjerë që mund të kenë firmosur në emër të gjeorgjiano-izrealitit. Në mesin e këtyre shit-blerjeve janë edhe aksionet e kompanisë së basteve apo edhe në blerjen dhe dhurimin e aksioneve të kompanive të drejtuar nga Dritan Prifti.

 

Ardhja në Shqipëri

Për grupin hetimor, hyrja e tij në tregun e biznesit në Shqipëri dyshohet se ka pasur si qëllim pastrimin e parave që kanë burime kriminale nga aktivitetet të ndryshme të paligjshme jashtë territorit shqiptar. Për hetuesit, kjo është edhe një nga pistat hetimore e dy dosjeve për të cilat po hetohet gjeorgjiano-izraelit Amiran Zhanashvili. Ky hetim ka nisur pas arrestimit të biznesmenit në nëntor të vitit të kaluar në Rumani, si pjesë e një rrjeti të fuqishëm të shfrytëzimit dhe trafikut të femrave për prostitucion. Në pranga bashkë me Zhanashvilin kanë rënë edhe 22 persona të tjerë mes tyre biznesmenë të kazinove dhe hoteleve luksoze në Rumani, të cilët dyshohen si pjesë e rrjetit të prostitucionit VIP në Bukuresht.

 

Kakavijë, ia fut vrapit t’i shpëtojë policisë shqiptare, e kap ajo greke

 Braktis 18 kilogramë kanabis dhe ikën me vrap duke kaluar në tokën greke, por arrestohet. Kjo është aventura e një shqiptari që mbrëmjen e djeshme është vënë në pranga pasi ka tentuar që të trafikojë drejtor Greqisë, 18 kilogramë kanabis sativa. Mbrëmjen e dy ditëve më parë në Kakavijë, gjatë kontrollit të detajuar për lëndë narkotike në vijën e dytë kanë futur për kontroll një automjet. Drejtuesi i automjetit porsa ka hapur krahun, ka zbritur nga makina dhe menjëherë është larguar me vrap në drejtim të kufirit jeshil me palën greke. Në ndjekje të tij janë vënë forcat e policisë si dhe është njoftuar menjëherë edhe policia greke e Kakavijës, ku pas një operacioni të përbashkët është bërë e mundur kapja e tij në pyllin aty pranë. Nga kontrolli i imtësishëm tek ura ngritëse të automjetit fugon tip “Mercedes-Benz” me targë AA 718 KK, që drejtohej nga Genci Koraqe, 45 vjeç, banues në Çiflik, Berat.

 

Itali, arrestohet shqiptari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

 Një shtetas shqiptar, i shpallur në kërkim nga drejtësia jonë për trafik droge, është arrestuar nga policia italiane, në Brindizi, në banesën e tij. Shqiptari Bledar Ismailaj, 30 vjeç, nga Vlora, ishte dënuar me 7 vjet burg për akuzën e trafikimit të drogës. Arrestimi i 30-vjeçarit u publikua edhe nga mediet italiane, të cilat raportojnë se Ismailaj ishte në kërkim ndërkombëtar, për këtë arsye se përdorte identitet fals. Ai u arrestua nga policia italiane në shtëpinë e tij. Pas arrestimit, Ismailaj pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë, për t’u përballur me drejtësinë shqiptare, ku do të vuaj dhe dënimin e tij.

 

Dëshmia tek Krimet: 6 muaj u stërvita me Gerti Pashjen për të luftuar në Siri

 Djem të rinj shqiptarë, të cilët janë rekrutuar për të luftuar në Siri në emër të luftës së shenjtë, janë trajnuar për më shumë se 6 muaj në kampe lufte. 21-vjeçari Edmond Suparaku ka qenë dëshmitari i parë i akuzës i thirrur për të dëshmuar në procesin penal ndaj 9 shqiptarëve, mes tyre edhe disa imamë xhamish të akuzuar për rekrutim. Në cilësinë e dëshmitarit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ai ka rënduar pozitën e njërit prej personave në bankën e të akuzuarve për rekrutim të luftëtarëve drejt Sirisë. Edmond Suparaku ka treguar para trupës gjyqësore se ka qenë në Siri 2 herë, ku ka qëndruar rreth 3 muaj, kohë e cila ka përkuar me përgatitjen e tij fizike për luftë. Ai deklaroi se herën e parë është shoqëruar nga një prej të pandehurve, Gerti Pashja, me të cilin është njohur në një xhami në Elbasan. 21-vjeçari ka pohuar se nuk është paguar asnjë qindarkë për këtë mision, por vajtja e tij në Siri është bërë për ti ardhur në ndihmë vëllezërve myslimanë. Dëshmia e Suparakut është marrë jashtë betimit. Ai nuk ka pranuar të bëjë betimin para gjykatës, duke deklaruar se betohet për të thënë të vërtetën vetëm përpara Allahut. Në këtë seancë janë paraqitur edhe katër dëshmitarë të tjerë. Gerti Pashja ka qenë student i psikologjisë i vetëshpallur imam, nga fshati Fatish i Peqinit. Gjyqi ndaj imamëve të vetëshpallur të vënë nën akuzë për rekrutimin e luftëtarëve drejt Sirisë ka qenë i vështirë për shkak se nuk pranojnë të mbrohen nga avokatë.

Share it :