Jo-ja e referendumit grek është pasuar më dy dorëheqje të figurave të larta politike e qeveritare në Greqi, edhe pse njëra prej tyre i përkiste PO-së e tjetra Jo-së. Fillimisht ka dhënë dorëheqjen kryetari i opozitës greke, Antonis Samaras, i “Nea Democracia”-s, që kryesoi alternativën e PO-së. Më pas, Janis Varufakis, kreu i financave greke, mbështetës i zjarrtë i Po-së.
Mediat në Greqi raportojnë se lideri i i opozitës së qendrës së djathtë, Antonis Samaras, ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante si kryetar i partisë “Demokracia e Re”.Antonis Samaras ishte Kryeministër deri në fillim të këtij viti kur zgjedhjet i fitoi Syriza. Ai drejtoi fushaten e Po-së në referendum, dhe me daljen e rezultateve të para, ka pasur kërkesa për dorëheqjen e tij.Përkohësisht deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, në këtë post do të qëndrojë Vangelis Meimarakis.
Ndërkohë, dorëheqje ka dhënë edhe kreu i financave greke, Janis Varufakis, edhe pse alternativa që ai dhe kryeministri i partisë së tij, Sirizës, rezultuan bindshëm ‘fitues’ në JO-në referendare të së dielës.
Motivin e dorëheqjes, kreu i Financave greke e lidh me nevojën e arritjes së një marrëveshjeje me Eurogrupin. Këta të fundit, sipas Varufakis, janë shfaqur qartazi kundër prezencës së tij, pasi ai përdori etiketimin “terroriste” nda shantazheve siç i quante ai veprimet e Trojkës.
Ndërkaq, i menjëhershëm ka qenë edhe mesazhi mbështetës i të singjashmes së Sirizës në Spanjë “Podemos”, që përmes liderit të saj Pablo Iglesias, përshëndet JO-në greke duke theksuar se kjo përgjigje e vendosur e popullit grek, fuqizon pozitën e qeverisë greke në bisedimet e pritshme me ndërkombëtarët”, shkruan “Kathimerini”.
“Pas shpalljes së rezultateve të referendumit m’u bë e ditur se pjesëmarrësit në takimin e Eurogrupit dhe partnerët e tjerë, “do të vlerësonin” mungesën time nga takimet, gjë që kryeministri gjykoi se ndoshta mund të ndihmojë në arritjen e marrëveshjes. Prandaj dhe largohem nga ministria e financave. Kërkesa e kreditorëve është nder për mua”, u shpreh Varufakis.
Sakaq, “Kathimerini’ njofton se ka pasur një bisede telefonike mes kryeministrit Cipras dhe zonjës Merkel, dhe sipas të përditshmes greke, deklarohet se zonja Merkel ka rënë dakord që kryeministri grek të paraqesë propozime të reja, për t’u shqyrtuar nesër, në samitin e eurozonës.




