Pas takimit me Bashën, Kryemadhi zbulon çfarë u diskutua në selinë blu/ Kryemadhi: Opozita ka dërguar 5 drafte për Reformën Zgjedhore…

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Intergim Monika Kryemadhi, pas takimit të zhvilluar në selinë blu, me kryedemokratin Lulzim Basha dhe aleatët, foli në lidhje me mbledhjen e zhvilluar.

Kryemadhi tha se u bë një azhornim i situatës, ndërkohë që u fol edhe për shifrat dhe të dhënat dhe
informacionet që kanë secili për sa i përket pandemisë së Covid-19.

“Bëmë një azhornim të situatës. Updetuam shifrat të dhënat dhe inrofmacionet që kemi secili. Bëmë që të vazhdojmë me hapa të mëtejshme për sa i përket axhendës opozitare.”- tha Kryemadhi.

Për sa i përket mbledhjes për Reformën Zgjedhore, Kryemadhi tha se opozita i ka dërguar 5 propozime Partisë Socialiste.

“Duhet të sqarojmë se ka një keqinformim dhe një gabim të disa personave dhe instrumentave politik. Këshilli poltik nuk mbyllet tani. Këshilli politik e ka mbaruar misionin e tij dhe po pret reagimin e komisionit. Nesër mblidhet për tu njohur me propozimet e opozitës. Opozita ka qenë gati që në fund të shkurtit. Me propozimet tona që kemi pasur, presim reagimin nga pala tjetër. Çdo zvarritje që vjen nga mazhornca nuk është e papritshme për ne. Ata atë duan që ta zvarrisin sa më shumë për të zgjatur më shumë qëndrimin e Ramës në pushtet që të vjedhi.”- u shpreh Kryemadhi.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :