Pas emigrantëve afrikanë të Italisë, në Tiranë hapet burgu për 200 të dënuarit e rrezikshëm të Britanisë

Pas marrëveshjes për të sjellë në Shqipëri emigrantët afrikanë që zbarkojnë në Itali, kryeministri Edi Rama deklaroi dhe premtoi se një situatë e tillë ku Shqipëria kthehej në “magazinë” nuk do të ndodhte me asnjë shtet tjetër.

Por, prestigjiozja britanike “The Telegraph” ka zbuluar planin e qeverisë shqiptare dhe asaj britanike që pritet të konkretizohet shumë shpejt. Sipas saj, rreth 200 të dënuar të rrezikshëm të burgjeve të Britanisë do të sillen në Shqipri dhe do të vendosen të vuajnë dënimin në burgun e ri të “ali De,mit”, i financuar nga qeveria britanike.

Sipas medias angleze, Britania po i paguan Shqipërisë paratë për të rikthyer 200 të burgosurit e saj më të rrezikshëm, si dhe po financon trajnimin e oficerëve të burgjeve, rinovimin e burgjeve, sigurinë shtesë, punëtorët dhe pajisjet e rehabilitimit. Mbretëria e Bashkuar ka paguar gjithashtu për një flotë prej 1.5 milionë £ për 15 makina elektrike dhe 22 mikrobusë për të ndihmuar në përmirësimin e shërbimit të burgjeve në Shqipëri.

Tek 200 të burgosurit përfshihen vrasës, përdhunues dhe tregtarë droge, të cilët do të transferohen në grupe “me shumicë” për t’u përpunuar në sistemin e burgjeve shqiptare, ku do të vuajnë të njëjtën kohë dënimi siç do të kishin në Mbretërinë e Bashkuar.

Artikulli i plotë i The Telegraph

Britania ka ndihmuar në hapjen e një burgu të ri shumëmilionësh në Shqipëri. Oficerët e burgjeve në Mbretërinë e Bashkuar kanë punuar me homologët e tyre shqiptarë për të realizuar burgun e parë të hapur në vend pas një marrëveshjeje për transferimin e të burgosurve prej 4 milionë funtesh në vit me shtetin ballkanik.

Britania po i paguan Shqipërisë paratë për të rikthyer 200 të burgosurit e saj më të rrezikshëm, si dhe po financon trajnimin e oficerëve të burgjeve, rinovimin e burgjeve, sigurinë shtesë, punëtorët dhe pajisjet e rehabilitimit. Mbretëria e Bashkuar ka paguar gjithashtu për një flotë prej 1.5 milionë £ për 15 makina elektrike dhe 22 mikrobusë për të ndihmuar në përmirësimin e shërbimit të burgjeve në Shqipëri.

Kjo është pjesë e përpjekjeve të qeverisë britanike për të trajtuar krizën e mbipopullimit që bëri që burgjet në Angli dhe Uells thuajse të mbeteshin pa hapësira të lira këtë verë. Janë rreth 1 270 shqiptarë që mbahen në burgje në Angli dhe Uells, numri më i madh nga çdo kombësi dhe që përbën gati 1 në 7 nga 10 500 të burgosur të huaj.

10 500 të burgosurit e huaj po zënë 1 në 9 vende në burgje me një kosto prej 52 000 £ për person ose gati 550 milion £. Kjo është arsyeja pse ministrat britanikë po përpiqen të gjejnë mënyra për t’i riatdhesuar në vendet e tyre.

Burgu i ri i hapur shqiptar, i quajtur “Ali Demi” dhe me qendër në kryeqytetin Tiranë, do të ketë në shënjestër shkelës që janë në 6 muajt e fundit të dënimit të tyre me burgim. Burgu do të imitojë institucione të ngjashme në Mbretërinë e Bashkuar.

Një ekip i menaxherëve të shërbimit të të burgosurve në Mbretërinë e Bashkuar dhe ekspertëve teknikë kanë dhënë këshillua mbi planifikimin dhe regjimin për burgun e ri, ku të burgosurit do të kenë dhomat e tyre të vendosura në një rrugë të stilit me tarraca, me liri për të hyrë dhe për të dalë.

Fillimisht ishte një burg i grave me një regjim “më të butë” i krijuar për t’i rehabilituar dhe riintegruar ato në shoqërinë shqiptare. Tani ai do të ketë hapësirë për 25 të burgosur meshkuj. Klevis Qose, drejtori i përgjithshëm i shërbimit të burgjeve shqiptare, tha: “Ne jemi gati të popullojmë burgun e hapur të Ali Demit, burgun më të ri në Shqipëri. Projekti i financuar nga qeveria shqiptare dhe me mbështetjen e ambasadës britanike në Tiranë për rritjen dhe forcimin e kapaciteteve të burimeve njerëzore, pritet të përgatisë shkelësit për t’iu përshtatur sa më natyrshëm për jetën civile”.

Burgu i hapur mund të përdoret nga të dënuarit shqiptarë më rëndë të transferuar nga Mbretëria e Bashkuar para fundit të dënimit. Sipas marrëveshjes dyvjeçare, kriminelët – të gjithë që vuajnë dënime me më shumë se 4 vjet – do të përfundojnë burgimin në Shqipëri me një kosto prej 32 £ në ditë, krahasuar me 109 £ në ditë në Mbretërinë e Bashkuar.

Tek 200 të burgosurit përfshihen vrasës, përdhunues dhe tregtarë droge, të cilët do të transferohen në grupe “me shumicë” për t’u përpunuar në sistemin e burgjeve shqiptare, ku do të vuajnë të njëjtën kohë dënimi siç do të kishin në Mbretërinë e Bashkuar.

Do të ketë një grup të përbashkët mbikëqyrës për të parandaluar keqtrajtimin e të burgosurve ndërsa qeveria shqiptare që do të përgatisë një raport vjetor për të burgosurit dhe kushtet e tyre. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të ruajë të drejtën për të kryer kontrolle fizike. Çdo vend ka të drejtë të përfundojë marrëveshjen me një njoftim me shkrim dy muaj përpara.

Në mesin e 200 të transferuarve janë 17 të burgosur të përjetshëm, përfshirë Koci Selamaj, vrasësi i mësueses Sabina Nessa, i cili u burgos për të paktën 36 vjet për rrahjen dhe mbytjen e saj për vdekje në një park në juglindje të Londrës.

Ai ka vuajtur deri më tani vetëm 2 vjet, që do të thotë që Britania e Madhe do t’i paguajë shqiptarët 400 000 £ për ta burgosur atë për 34 vitet e mbetura të dënimit të tij. Do të kushtonte më shumë se 2 milionë funte nëse ai do të qëndronte në Britaninë e Madhe.

Share it :
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news