Partitë e vogla bëhen bashkë dhe kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor; Proporcional me 3 ose 4 rajone, lista të hapura dhe votim me postë i diasporës

Hapja reale e garës ishte kryefjala e tryezës së partive të vogla, që u bënë bashkë për të kërkuar disa ndryshime kushtetuese me qëllim që të garantohet një sistem zgjedhor më i drejtë. Synimi i këtyre propozimeve është zhbërja e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, që sipas nismëtarëve ka vrarë garën dhe ka forcuar pushtetin e kryetarit të partive. Endri Shabani, kryetar i Nismës Thurje tha se do të kërkohet një referendum, që qytetarët të jenë ata që do të vendosin për sistemin zgjedhor.

“Ka ardhur koha për t’u fokusuar tek vjedhja që bëhet në tavolinë. Sot kemi një qeveri që në dy mandate radhazi nuk ka kaluar 50% të votave kombëtare, dhe kjo është anomali në sistemet proporcionale. Sistemet zgjedhore janë sisteme që vendosin se kush fiton, ose si transformohet vullneti i qytetarëve. Të gjitha reformat që janë bërë në Shqipëri pas vitit 2028 janë fokusuar tek teknikalitetet, por rregullat e lojësi kanë mbajtur të pandryshuara, dhe janë pikërisht këto rregulla që ne duam t’in dryshojmë”, deklaroi kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani.

Synimi i partive të vogla është ndryshimi i sistemit zgjedhor nga proporcional me 12 qarqe, në 3-4 rajone. Hapja 100% e listave si për Parlamentin ashtu edhe për Këshillin Bashkiak, zgjedhje preferenciale mes 5 deputetëve dhe dy preferenca mes kandidatëve për kryetar bashkie, por dhe votim të diasporës përmes postës dhe ulje të moshës së votuesve në 16 vjeç.

NDRYSHIMET QË PROPOZOJNË PARTITË E VOGLA

1.    Sistem proporcional me 3 ose 4 rajone

2.    Ndryshim i formulës së ndarjes së mandateve

3.    Lista të hapura për deputetë dhe këshilla bashkiak

4.    Pesë preferenca për deputetë, 2 për kryebashkiak

5.    Votim me postë i diasporës, votim elektronik/postë brenda vendit

6.    Ulja e moshës së votuesve në 16 vjeç

7.    Prag rajonal 1%

Share it :