Partia e Lirisë miraton listën me kandidatët për Këshillin Bashkiak të Tiranës, kryeson Silva Caka! Ja emrat kryesorë

Zbardhet lista me 63 kandidatë të Partisë së Lirisë për këshillin bashkiak të Tiranës.

Kryesia e Partisë së Lirisë ka miratuar listën e 61 kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Bashkisë së Tiranës. Lista e cila udhëhiqet nga Silva Caka, Endrit Braimllari, Floida Kërpacci, Tedi BLushi dhe Ana Hazizaj e cila vjen nga forumi rinor ka në përbërje të saj profesionistë të të gjitha fushave, të cilët do të jenë përfaqësues të Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Bashkisë së Tiranës.

Miratimi i listës nga kryesia e Partisë së Lirisë kaloi më parë në filtrin e Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave. Sipas kritereve të përcaktuara, ky komision përzgjodhi emrat të cilat më pas i kaluan kryesisë për miratim.

Share it :