Paolo Maldini thotë se Juventusi nuk duhet aspak të brengoset pas humbjes në finale të Ligës së Kampionëve. Zonja e Vjetër i befasoi të gjithë me arritjen në finalen e Berlinit, ku të shtunën mbrëma e pësoi nga Barcelona (3-1).
“Juventusi bëri një performancë të shkëlqyer, Në statistika ishte inferiore, sidomos për shkak të përvojës dhe cilësisë së lojtarëve të Barcelonës, mirëpo Juve dëshmoi të ishte një skuadër e vërtetë”.
“Ata ia dolën që të ktheheshin në lojë, mirëpo kur kundërshtari është shumë cilësor, duhet pritur momenti i duhur për të shpërthyer”, ka thënë Maldini për Sky Sport Italia.




