Pandemia/ Shehu: Shqipëria, e vetmja qeveri që nuk flet për testimet, maskat…

Nga Tritan Shehu

 

Te gjitha vendet po kalojne ne procedin e “hapjes” duke paraqitur kalendare te qarta, afate kohore te shoqeruara me masa kontrolli apo mbrojtese: — Me testime ne rritje galopante, virologjike dhe imunologjike masive, pikerisht per te njohur gjendjen, ndjekur pasojat e “hapjes”, kolauduar ne funksion te tyre hapat e metejshme e pregatitur per kalimin ne normalitet. —Me pajisjen e popullesise me maskat, detyre kjo e shtetit, kaq te rendesishme keto vecanerisht ne ditet qe vijne krahas respektimit te rregullave te distancimit. —Me pregatitjen e pajisjen e mjekut te familjes per t’i mundesuar atij te luaje rolin e tij tejet te rendesishem. —Me forcimin e permiresimin e strukturave mjekueses per te perballuar flukse te mundeshme pacientesh drejt tyre nga procesi i “hapjes”. I vetmi vend ku jo vetem nuk flitet per te tilla masa, por ku dhe laboratoret kercenohen nqs kerkojne te kryejne funksionet e tyre ndaj qytetareve, eshte Republika e jone! Nderkaq grupi i “fallxhoreve” vazhdon te prodhoje figura te cuditeshme ne forme kurbash…te shoqeruara me komunikime kontradiktore ne 3D.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :