Pandemia/ Rama: Bëni siç them unë, mos bëni siç bëj unë

Pas gati dy muajsh që në Shqipëri u shfaqën të infektuarit e parë me koronavirus, Qeveria dhe strategjia e saj po sjell gjithnjë e më shumë amulli, pak rezultat dhe si gjithmonë shumë propagandë. Kurba e të prekurve mbetet e çuditshme, me ulje ngritje të habitshme, e ndërsa as nuk dihet nëse kemi arritur pikun. Kryeministri flet pa pushim për domosdoshmërinë e zbatimit të rregullave, duke përfshirë edhe dënimet me burg për ata që nuk i respektojnë.

Sipas Ramës, qytetarët duhet të respektojnë oraret për të dalë jashtë, të ruajnë distancat, të përdorin maska dhe doreza. Por duket se këtu hyn në lojë shprehja e famshme: “Bëni siç them unë, por mos bëni siç bëj unë”. Pas vëzhgimit të kryer nga ne, më poshtë po ju sjellim disa foto ku vihet re qartë moszbatimi i rregullave nga ai vetë.

Në çdo dalje të tij ai duket sikur nuk i trembet virusit, sikur është një ditë normale, por a duhet të gjobitet dhe kryeministri për mos respektimin e masave të krijuara nga ai vetë?! Mesa duket nuk është i vetmi në qeverinë e tij që i thyen rregullat por edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Para dy javësh ajo është shfaqur në rrugë përkrah së bijës por duke mos përdorur maska. Por duke shikuar fotot analizojmë faktin se si qytetarja mbrohet dhe zbaton rregullat dhe ja çfarë bën ndërkohë “ajo që i krijon ato”.

Nëse vetë kryeministri dhe ministrja predikojnë çdo ditë domosdoshmërinë e karantinimit, thyejnë rregullat e distancimit fizik, çfarë mund ti kërkosh më shqiptarëve?!

P.S. : Ky shkrim mos merret në konsideratë nëse Rilindja ka ndonjë kurë të fshehtë që i bën imun nga virusi dhe ne të tjerët nuk jemi në dijeni !

STANDARD.AL/ Përgatiti materialin: Brikena Bisku

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :