Policia italiane e qytetit të Padovës informon se ka arrestuar gjatë ditës së sotme një 32 vjecar shqiptar i konsideruar trafikant ndërkombëtar i drogës.
Hetimet e autoriteteve italiane vërtetuan se trafikanti shqiptar kishte shndërruar një apartament e garazhdin e tij në komunën Campodarsego të Padovës në një rafineri për përpunimin e konfeksionimin e drogës.
Në këtë apartament u sekuestruan 75 kg marjuanë, baras me 90.257 doza, 11 kg heroinë e 1 kg kokainë baras me përgatitjen e 5.311 dozave drogë. Me urdhër të prokurorit Mariello Fino, 32 vjetari shqiptar është arrestuar me burg për trafik ndërkombëtar droge.




