OSHEE: Planifikim punimesh në disa linja në Tiranë, ja zonat ku do stakohet energjia nesër…

OSHEE me anë të një lajmërimi për mediat shprehet se për shkak të punimeve të planifikuara nga Drejtoria qendrore e Tensionit të Lartë në linjën 35kV L30-15 Lanabregas – Qafë Mollë, për eliminimin e disa problematikave,  në datën 1 shtator gjatē intervalit kohor 08:00-14:00 do të stakohet energjia në disa zona në Tiranë.

Në njoftimin për mediat, OSHEE saktëson edhe zonat ku energjia do të stopohet nesër për 6 orë.

Njoftimi i OSHEE-së:

Për shkak të punimeve të planifikuara nga Drejtoria qendrore e Tensionit të Lartë në linjën 35kV L30-15 Lanabregas – Qafë Mollë, për eliminimin e disa problematikave,  në datën 1 shtator gjatē intervalit kohor 08:00-14:00 do të stakohet energjia në këto zona nē Tiranē

Shkallë, Darshë, Qafë Mollë,

Shupal, Selitë e Malit, Zall Dajt, Shën Gjergj, Verri, Zall Bastar, Murrizë, Vilëz, Zgurë, Shënmëri, Dom, Fag, Derje, Pompat e Ujësjellësit Tiranë

Share it :