Opozita nesër në shesh kundër regjimit ! Në Bulevard instalohen kamera të rezolucionit të lartë

Një ditë para protestës së opozitës të thirrur pasditen e së martës, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është veshur me kamera të cilësisë së lartë.

Mësohet se kamerat janë vendosur në çdo kënd të Bulevardit në sheshin para godinës qeveritare, për të monitoruar dhe fiksuar më qartë çdo lëvizje të mundshme nesër në shesh nga protestuesit.

Eksponentë të rëndësishëm të Partisë Demokratike u kanë bërë thirrje qytetare tu bashkohen në aksionin e tyre opozitarë të martën.

Gjatë fjalës së mbajtur në tubimin poshtë banesës së tij një ditë më parë, kryedemokrati Sali Berisha tha se “kombi duhet të ngrihet me guxim, të vijë në Tiranë, kudo që ndodhet për një betejë pa kthim kundër regjimit që bazohet në krimin, vjedhjen e shqiptarëve, drogën, shkatërrimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve”.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :