Anxhela Tato
Dokumentohen 14 raste vjedhjesh nga 26-vjeçari, nën kërcënimin e thikës i merrte sende personale të miturve
I arrestuari Bledi Panajoti me precedentë penale, në vitin 2010-2011 dy dënime nga Gjykata e Tiranës
Policia e kryeqytetit ka mundur të arrestojë një 26 vjeçar, të skeduar si grabitës celularësh e çantash, i cili prej kohësh ishte kthyer në tmerrin e të rinjve me grabitjet që kryente. Ai është Bledi Panajoti, dhe akuzohet për 14 vjedhje me dhunë të qytetarëve në zona të ndryshme të Tiranës, ku pas i kërcënonte me thikë arrinte ti merrte sende personale. Në përfundim të operacionit të koduar seriozi, në cilësinë e provave materiale Panajotit i janë sekuestruar disa celularë si dhe thika me të cilën kërcënonte qytetarët. Sipas njoftimit të Policisë, 26-vjeçari Panajoti është i skeduar edhe më parë nga drejtia. Në vitin 2010 Gjykata e Tiranës ka dënuar atë me 15 muaj heqje lirie për grabitjes, ndërsa në vitin 2011 është dënuar me 5 vjet burgim. Por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar 26-vjeçari ka qëndruar vetëm për 3 vjet në qeli. Ndonëse lirimit i riu nuk ka mundur dot të harrojë zakonin e tij, duke iu rikthyer grabitjeve. “Ndalimi i tij u bë sepse është bërë dokumentimi ligjor i disa vjedhjeve me dhunë të kryera në kohë të ndryshme në qytetin e Tiranës, kryesisht telefona celular”, – bën të ditur policia. “Nga Komisariati i Policisë Nr.1 Tiranë, u realizua me operacioni policor “Seriozi”, për ndalimin e shtetasit Bledi Panajoti, 26 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar disa herë me parë për “Vjedhje”. Në përfundim të operacionit të koduar seriozi, në cilësinë e provave materiale Panajotit i janë sekuestruar disa celularë si dhe thika me të cilën kërcënonte qytetarët.
14 Vjedhjet
Pas vlerësimit në kohë të informacioneve për të dhe një pune të mirëfilltë hetimore u arrit dokumentimi ligjor i 14 rasteve të vjedhjeve me dhunë. Krahas sa më lartë, të arrestuarit iu sekuestruan në cilësinë e provave materiale një thikë, të cilën ky shtetas e përdorte për të kryer këto vjedhje, si dhe disa aparate telefoni celular të dyshuar si të vjedhur. Ky shtetas vepronte i vetëm dhe pasi arrinte të kryente këto vjedhje me dhunë kryesisht të miturve i shiste telefonat në vende të ndryshme. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vijojnë hetimet për dokumentimin e të tjera vjedhjeve me dhunë të dyshuara të kryera nga ky shtetas. Materialet ju kaluan Prokurorisë, për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë”. Neni 139 i K. P’
Rastet
-Vjedhjen me dhunë e shtetasit të mitur E.M, ndodhur më datë 21.01.2014, në rrugën “Faik Konica”,
-Vjedhjen me dhunë e shtetasit Dario Meci, ndodhur më datë 14.04.2014, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”,
-Vjedhjen me dhunë e shtetasit Martin Belegu, ndodhur më datë 18.04.2014, në rrugën “Ismail Qemali”,
-Vjedhje me dhunë e shtetasit Floge Muho, ndodhur më datë 22.04.2014, në bulevardin “Zhan Dark”,
Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr.2
– vjedhjen me dhunë të një shtetasi e ndodhur më datë 24.02.2014.
– vjedhjen me dhunë të një shtetasi e ndodhur më datë 13.03.2014.
Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr.3
– Më datë 29.03.2014, vjedhjen e me dhunë të celularit të shtetasit Xh.L,
– Më datë 2.04.2014. vjedhje celulari e shtetasit E.T,
-Me datë 05.04.2014, vjedhje celulari e shtetasit B.A,
– Me datë 07.04.2014, vjedhje celulari e shtetasit M.H,
– Më datë 08.04.2014, vjedhje celulari e shtetasit A.N,
Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr.4;
– Më datë 26 01.2014, vjedhje e shtetasit E.L,
– Më datë 19.02.2014, vjedhje e shtetasit E.A,
– Më datë 14.04.2014, vjedhje e shtetasi M.J.
Grabitja
Elmaz Manellari: Policia mbajti të fshehtë dhunën që ushtruan grabitësit ndaj nesh
Grabitja e Paskuqanit është manipuluar nga ana e policisë, e cila ka mbajtur të fshehtë realitetin duke e transformuat atë. Kjo deklaratë lëshohet nga Elmaz Manallari, banesa e të cilit ra pre e maskave më 18 prill. Sipas Elmazit, grabitësit mund të kenë kapërcyer murin e avllisë dhe janë futur nga dritarja e katit të parë direkt në banesë. “Na kanë torturuar, policia nuk i ka dhënë medias realitetin e ngjarjes tonë. Kam qenë unë, djali, gruaja duke fjetur gjumë në katin e dytë. Rreth orës një kur i kemi parë mbi krevat, dy i kanë kërcyer djalit dhe dy mua. Njëri ka qenë pa maska, trup i madh dhe i fuqishëm, ndërsa të tjerët me maska. Mua më kanë goditur me automatik në fytyrë, me qytën e automatikut, jam përleshur me të, arrita t’ia merrja njërit prej tyre automatikun, por në këto momente më kanë goditur sërish personat të tjerë në kurriz. Na kanë lidhur duar e këmbë për rreth një orë jemi përleshur me ta, ata kërkonin rreth 5 milionë lekë të vjetra. Ne s’kishim lekë që t’iu jepnim. Ne i kërkuam që mos të na vrasin djalin. Pasi kanë kuptuar se nuk kishim lekë janë larguar”. Elmazi shprehet se, policia nuk i ka treguar mediave, torturën që grabitësit ushtruan ndaj familjes. “Pasi ata kanë ikur kemi njoftuar policinë, e cila erdhi për 15 minuta. Policia nuk i tregoi medias torturën dhe dhunën, që ata shkaktuan ndaj nesh dhe plagët që kemi marrë. Kërkojmë nga shteti që të gjejë autorët, pasi ndihemi të frikësuar dhe të terrorizuar. E gjithë zona është nën terror do shkoj të kërkoj drejtësi deri tek Ministri i Brendshëm apo prokurori, çdo natë njëri prej familjareve tanë bën roje nga frika. Na kanë torturuar, policia nuk i ka dhënë medias realitetin e ngjarjes tonë”. Familja Manallari e cila u bë preh e grabitjes shprehen se ndihen të frikësuar dhe çdo natë një pjesëtar i familjes bën roje.
Kurbin
Kapen me drogë dhe armë, arrestohen 2 persona
Arrestohet i kërkuari për trafik lëndësh narkotike. Sipas policisë së Kurbinit, bëhet fjalë për shtetasin Ilir Abedini, 40 vjeç nga Laçi. 40-vjeçari ishte i dënuar në Itali, me 12 vite burg, nën akuzën e trafikimit të narkotikëve. Ndërkohë blutë e Kurbinit bënë të mundur dhe arrestimin e një shtetasi, nën akuzën e armëmbajtjes pa leje. Bëhet fjalë për shtetasin Roland Piroli, 54 vjeç nga fshati Zhej i Kurbinit. Sipas informacioneve që vinë nga policia, 54-vjeçarit iu gjet në automjet një pistoletë dhe 58 fishekë.
Vlorë
Plagosi 41-vjeçarin, pranga autorit
Strukturat Kundër Krimeve të Rënda në Policinë e Vlorës ka arrestuar në flagrancë për “Plagosja të rëndë me dashje” shtetasin Gentian Aliko Seraj, 30 vjeç, banues në lagjen “Rilindja” të Vlorës. Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi ka goditur me thikë duke e plagosur rëndë shtetasin K. P., 41 vjeç, banues në Vlorë, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur pas një grindjeje të çastit për motive të dobëta.
Policia/ Shoqërohet në komisariat Emiljano Shullazi, u përfshi në një konflikt
Shoqërohet nga policia personazhi i njohur i botës së krimit Emiljano Shullazi. Ndërsa nuk i janë gjetur armë ose sende personale. Njësia elitë e policisë “Shqiponja” ka shoqëruar mbrëmjen e djeshme në komisariat një person të mbajtur nën vëzhgim prej saj, ish-të dënuarin, Emiljano Shullazin, pas një kontrolli të policisë te Pallati me Shigjeta. Shullazi ishte përfshirë në një konflikt, por pas ndalimit nga policia nuk iu gjetën armë apo sende të ndaluara. Ai është arrestuar të paktën 3 herë nga policia si anëtar i një bande, për kërcënime apo armëmbajtje pa leje, trafik lëndësh narkotike.
Emiljano Shullazi është një emër i njohur për drejtësinë në Shqipëri. Në maj të vitit 2013 Shullazi u la i lirë nga burgu pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Shkodrës, e cila linte në fuqi vendimin e shkallës së parë, të dënimit me 1 vit e 4 muaj burg. Duke qenë se i dënuari e kishte përfunduar masën e dënimit, në 20 maj u nxor nga burgu.
Ai, së bashku me Helidon Harizajn, u arrestuan më 29 qershor 2012 me dy armë pa leje në një makinë të blinduar te kryqëzimi i Shëngjinit. Gjykata e Lezhës vendosi shpalljen fajtor të Shullazit dhe Harizajt dhe dënimin e tij me 2 vite burg, por për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar në vendimin përfundimtar u vendos dënimi i tyre me 1 vit e 4 muaj. Ky dënim u apelua në gjykatën e Apelit në Shkodër nga avokatët mbrojtës, të cilët pretendonin uljen e dënimit për dy klientët e tyre. Dy të pandehurit nuk erdhën asnjëherë në gjykatën e apelit në Shkodër edhe pse policia merrte masa sigurie, dhe pas shtyrjeve të disata të seancës, avokatët hoqën dorë. Shullazi ishte arrestuar edhe disa muaj më parë prej arrestimit të fundit, por gjykata e Tiranës e shpalli “të pafajshëm” për “armëmbajtje pa leje”. Edhe pse policia kishte shënuar se pistoletën e kishte Shullazi, ata ndryshuan dëshminë e tyre. Në vitin 2009, Shullazi u arrestua për trafikim të lëndëve narkotike.




