Seit Manahasa është arrestuar në një operacion të zhvilluar nga forcat RENEA në Peqin.
Mësohet se i arrestuari akuzohet se ka mbajtur peng dhe ka keqtrajtuar një person.
Ngjarja ka ndodhur në biznesin e personit të dhunuar në aksin Elbasan-Peqin.
Ka qenë pikërisht i dhunuari i cili, pasi është lënë i lirë ka bërë kallëzim në policinë e Elbasanit ku më pas edhe është organizuar puna për kapjen e Seit Manahasas.
Manahasa një vit më parë ka qenë i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e Emiljano Ramazanit.




