Nuk tërhiqen protestuesit, zhvendosen në ish-Bllok, priten me duartrokitje

Protestuesit nuk tërhiqen. Pavarësisht se Sandër Lleshaj dha dorëheqjen, ata janë të revoltuar nga vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Qytetarët gjuajnë me sende të forta drejt policisë dhe bllokojnë rrugët me koshat e mbeturinave. Policia e ka patur të vështirë të ndjekë pasi janë shpërndarë në grupe të vogla, ndërkohë që ka disa persona të ndaluar.

Vijon të hidhet gaz lotsjellës nga ana e uniforrmave blu, ndërkohë që janë thyer edhe semaforët. Një grup protestuesish u fot në zonën e ish-Bllokut, ku qytetarët e tjerë i pritën me duartrokitje.

Dëmeve nuk i kanë shpëtuar as xhamat e bizneseve. Qarkullimi i makinave është bllokuar tërësisht në zonat qëndrore të Tiranës.

Situata kaotike vijon ende, ndërsa policia duket se nuk po i ndalon dot

Share it :