Nuk ndalen/ Erdhën studentët”, thirrje për bojkot mësimi te Ekonomiku, koridoret mbushen plot

Nuk ndalen/ Erdhën studentët”, thirrje për bojkot mësimi te Ekonomiku, koridoret mbushen plot

Erdhën studentët”, “Bashkohuni me ne!”, “Bojkoto mësimin!” janë disa nga thirrjet që kanë lëshuar studentët teksa janë futur në ambientet e Fakultetit të Ekonomikut.

Koridoret e fakultetit janë mbushur me studentë, ndërsa të rinjtë janë pritur me duartrokitje nga kolegët e tyre. Ata kanë vijuar thirrjet për bojkot të procesit mësimor dhe mobilizim të studentëve të tjerë për t’iu bashkuar protestës.

Prej disa ditësh, kryeministri Edi Rama u ka ofruar studentëve mundësinë e dialogut, por kjo ofertë është refuzuar vazhdimisht prej tyre. Studentët kanë këmbëngulur se dorëheqja e kryeministrit mbetet kërkesa e tyre kryesore dhe se nuk pranojnë negociata përmes dialogut të propozuar nga qeveria

Share it :