Nga Klodian Tomorri
Nuk ka asnjë sektor të qeverisjes që nuk funksionon si një sistem integral korrupsioni
1- Sektori i mjedisit: Korrupsion endemik. I hetuar, i faktuar dhe i inceneruar.
2- Sektori i infrastrukturës: Sistem kapilar korrupsioni. I hetuar, i faktuar, i unazuar, i tuneluar, i aeroportuar dhe i portuar në tokë e det.
3- Sektori i shëndetësisë: Korrupsion në çdo qelizë. I hetuar, i faktuar, i analizuar dhe i sterilizuar.
4- Sektori i bujqësisë: Korrupsion kapilar. I hetuar, i faktuar dhe i ambalazhuar si sallatë domatesh (nga OLAF dhe BE).
5- Këneta dixhitale: Gangrenë korrupsioni më e qelbur se një gropë gjigante septike. I hetuar, i faktuar, i shantazhuar dhe i pastrehë madje.
6- Sektori i mbrojtjes: Korrupsion industrial. I hetuar pjesërisht, i faktuar pjesërisht në prona e katandi. Por këtu s’ka plasur akoma qelbi i “Kayos”.
Pra, nuk është çështje ministrash, drejtorësh apo “shushkash haremi” që bëjnë paradë në institucione kjo. Ky është sistem kapilar që rrjedh nga lart poshtë
Nuk ka asnjë sektor të qeverisjes që nuk funksionon si një sistem integral korrupsioni. E megjithatë, Shqipëria ka marrë vendim me vullnet të plotë që të vidhet. Gati për zgjedhjet e reja. Fitore më të mëdha na presin përpara.



