Në teatrin e eksperimentit, me regji të Stefan Neugebauerit dhe version skenik të Robert Koallit, pjesa “Pse e rrëmbyen makinën”, të autorit që pati një sukses të jashtëzakonshëm sidomos e gjithë krijimtaria e tij e panjohur më parë pasi mësoi për sëmundjen e pashërueshme të tumorit në tru
Në teatrin e eksperimentit, me regji të Stefan Neugebauerit dhe version skenik të Robert Koallit, pjesa “Pse vodhën makinën”, të autorit që pati një sukses të jashtëzakonshëm sidomos e gjithë krijimtaria e tij e panjohur më parë pasi mësoi për sëmundjen e pashërueshme të tumorit në tru. Bëhet fjalë për një histori të pashoq sipas romanit të Wolfgang Herrndorf duke marrë famë të papritur. Ndërsa më 2013, libri shitet më shumë se një milion herë, përkthehet në 24 gjuhë dhe luhet nëpër shumë skena gjermane të teatrit, ndërkohë që vetë autori është ndarë nga jeta. Herrndorfi i jep fund jetës së tij në moshën 48-vjeçare. Në blogun e tij të quajtur Punë dhe Strukturë (Arbeit und Struktur) ai
komunikon haptazi, se romanin e tij Pse e rrëmbyem makinën mundi ta përfundonte vetëm pasi mori vesh që vuante nga një tumor i pashërueshëm në tru. Kjo diagnozë fatale çliroi tek ai një krijueshmëri të panjohur më parë Fillifistuni ‘ekziston’ me të vërtetë, siç e përdorim ndonjëherë edhe nëpër shprehje. Të nisur për atje: dy djem, të dy të përjashtuar nga shoqëria për arsye të ndryshme, të dy 14 vjeç. Çiku, që emrin e saktë e ka Andrej Çiçaçov: një imigrant rus, i zgjuar, por në orën e mësimit i heshtur, shfaqet ndonjëherë në shkollë edhe i pirë. Majk Klingenberg, nuk ka ndonjë nofkë: i ati – një biznesmen pothuajse i falimentuar dhe me një dashnore; e ëma – jeton midis klinikës së rehabilitimit për alkoolikët dhe fushës së tenisit; dashuria e tij e pashpresë – Tatjana Kosiç, e cila ka një figurë yll dhe një gjatësi prej 1,65 metra, diçka që ai e ka konstatuar nga kërkimet e bëra në shkollë. Një mbrëmje, Çiku dhe Majku marrin një makinë të markës Lada dhe ia mbathin. Me ecje të shpejtë dhe humor autori i shoqëron figurat e tij rrugës përmes provincave gjermane, pa humbur as edhe një sekondë nga sytë moshën 14-vjeçare të tyre. Shqisën e tij të mprehtë vëzhguese, përshkrimet brilante të njerëzve, skenat dhe përballjet, si dhe pikën e tij të dobët për situata të pazakonta, Herrndorfi ia jep Majkut, i cili rrëfen për këtë aventurë në vetën e parë duke përdorur kujtesën e tij.
Aq aventuresk sa të dy djemtë, të cilët nisen për në ‘Filifistun’ me një makinë të vjedhur të markës Lada, aq dhe i thjeshtë tingëllon komenti i Herrndorfit për romanin e tij të suksesshëm: “Rreth viti 2004 rilexova librat e fëmijërisë dhe të adoleshencës sime (…) dhe aty vërejta, se të gjithë librat e mi të preferuar kishin tri gjëra të përbashkëta: eliminimin e menjëhershëm të prindërve apo të kujdestarëve, një udhëtim të gjatë dhe shumë ujë. Mendova, se si mund t’i kombinoja këta tre elementë në një roman pak a shumë realist për moshat adoleshente. Lundrimi i lumit Elbë me një trap m’u duk qesharak; zotimi si i arratisur në një anije në Republikës Federale të Gjermanisë në shekullin e 21 më ngjau gjithashtu një budallallëk me brirë. Te diçka me makinë, vetëm aty sikur po më vinte diçka në mendje. Dy djem vjedhin një makinë!”
Konferencë ndërkombëtare për historiografinë te sllavët e jugut dhe shqiptarët
Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar që ka me institutin gjerman “Georg Eckert” dhe Institutin e Historisë Nacionale të Shkupit, organizojnë konferencën shkencore “Historiografia dhe mësimdhënia e historisë në rajonet gjuhësore të sllavishtes jugore dhe shqipes”.
Konferenca është e para e këtij lloji në rajon, dhe ka për qëllim hulumtimin, studimin dhe identifikimin e problemeve në lëmin e historiografisë dhe mësimdhënien e lëndës së historisë në rajonet sllavofolëse dhe shqipfolëse. Në mesin e shumë studiuesve të njohur të historisë nga rajoni e bota, do të marrë pjesë edhe prof. dr. Natali Klajer nga Parisi.
Nga ITSHKSH, në këtë konferencë, punimet e tyre do t’i prezantojnë dr. Skënder Asani dhe dr. Besnik Emini. Konferenca mbahet më 3 dhe 4 qershor 2015 në Shkup.




