Një seancë që ndihmon propagandën, jo integrimin!

Një seancë që ndihmon propagandën, jo integrimin!

Nga Belind Këlliçi

Seanca e sotme në Komisionin e Jashtëm shërbeu për të kuptuar të vërtetën e qeverisë lidhur me integrimin, e cila bazohet në dy elemente; propagandë dhe sulm e shpifje ndaj opozitës.

Me propagandën, fshihen faktet dhe nuk bëhet transparencë, mbahet në këmbë gënjeshtra e madhe elektorale me të cilën ushqehen qytetarët më të varfër të Europës.

Dhe si gjithnjë, për të mjegulluar dështimet, duhet gjetur një fajtor e duhet goditur, siç po bën Edi Rama me Opozitën.

Edhe kryenegociatorja Dhuka që ishte sot në këtë seancë “llogaridhënieje”, nuk ka si del nga skema e qeverisë dhe e kryeministrit. Në raportin e dorëzuar dhe në shpjegimet që dha aty, publiku dhe qytetarët nuk mësojnë të vërtetën që duhet të dinë.

Pse po shtyhet pa fund miratimi i grup kapitullit të parë që ka të bëjë me shtetin ligjor?!

Kjo shtyrje vendimi në Bruksel, nisi pikërisht kur me 12 mars Edi Rama me 82 kartona në Kuvend vendosi të mbrojë aferat e tij e të Belind Ballukut para drejtësisë

Share it :