Kryeministri Edi Rama nuk i ndal pilulat elektorale.
Pas asaj që e quajti “Pako e Madhe”, Rama premtoi se do ketë një tjetër bonus për pensionistët në prill, në prag të zgjedhjeve lokale.
Qëllimi paduyshim do jete ndikimi te vota. Rama tha se bonusi do jepet nga paratë që do merren prej taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e energjisë.
“Të gjithë pensionistët po marrin këto ditë sipas premtimit bonusin e Pakos së Madhe dhe urojmë ta kenë sa më të mbarë e me shëndet të plotë, vitin që sapo ka nisur. Me marrjen e këstit të parë të taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e energjisë në muajin prill, do të programojmë një tjetër bonus për pensionistët, që barra e inflacioni i luftës për ta të vazhdojë të jetë sa më pak e ndjeshme”, njoftoi Rama.




