Pasditen e sotme, një masiv dheu është shkëputur në minierën e Martaneshit në Bulqizë, duke goditur në mënyrë fatale 45-vjeçarin Shaban Grica.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se minatori nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të rënda. Policia ka bllokuar galerinë e kromit, ndërsa ekspertet po verifikojnë nëse miniera i kishte të plota kushtet e sigurisë.
Ky nuk është rasti i parë kur minatorët humbin jetën në galeritë e minierës së Bulqizës. Prej kohësh, vete punonjësit kanë kërkuar më shumë siguri, pasi terreni është shume i vështirë dhe ka sjellë mjaft aksidente me pasoja vdekjeprurëse.




