Nis mbledhja e përbashkët, dy qeveritë shqiptare në Prishtinë, Mustafa: Mirë se erdhët në shtëpinë tuaj!

Ka nisur mbledhja e përbashkët e dy qeverive shqiptare në Prishtinë. 42 ministrat kanë pritur të rreshtuar kryeministrat Rama dhe Mustafa që folën të parët në hapje të mbledhjes. Në mbledhje pritet të nënshkruhen shtatë marrëveshje, në fusha të ndryshme mes dy qeverive përkatëse.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka qenë i pari që mbajti fjalën e tij. Ai i ka uruar mirëseardhjen kabinetit qeveritar të Shqipërisë me fjalët “Mirë se erdhët në shtepinë tuaj!”
Edi Rama ka folur për bashkim kombëtar nën flamurin e Bashkimit Europian, por nuk ka lënë pa përmendur edhe bashkëpunimin me serbët, në kuadër të procesit të Berlinit. Në mbledhjen e përbashkët do të bëhet edhe nënshkrimi i marrëveshjeve ndërmjet ministrive. Ndërsa, konferenca e përbashkët për media, e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, do të mbahet në ora 12:40. Në orën 13:00, parashihet dreka ndërmjet kabineteve, ku pjesëmarrës janë kryeministrat, ministrat, dhe delegacioni përkrahës prej 7 anëtarëve, ambasadorë, sekretarë dhe këshilltarë. Në këtë mbledhje do të nënshkruhen shtatë marrëveshje mes dy qeverive, në sektorë të ndryshëm. Ky është rendi i ditës i kësaj mbledhje të përbashkët .

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :