Nga Zverneci tek Kufiri Detar, Shqiperia me Ramen me e rrezikuar se coptimi i vitit 1913!

Nga Zverneci tek Kufiri Detar, Shqiperia me Ramen me e rrezikuar se coptimi i vitit 1913!

Nga Petrit Vasili

Me Edi Ramen Shqiperia perballet cdo dite me tradhetine e radhes, me shitjen e radhes dhe me faljen e pandalshme te tokes se saj te lare me gjak.

Sot jemi me te rrezikuar se sa coptimi tragjik i Shqiperise ne vitin 1913.

Jemi me te rrezikuar sepse tradhetine e kemi brenda dhe te ulur ne karrigen e kryeministrit.

Kufiri detar eshte nje tradheti e hapur dhe faktet ulerijne, por mjerisht drejtesia e kapur nuk leviz gishtin.

Zverneci po rrembehet me firmen e Edi Rames. Ne se do te ishte ndryshe dhe Rama nuk do te ishte tradhetar por patriot nuk do ta firmoste kurre lejen per shkaterrimin e Zvernecit dhe kthimin ne beton permes parave te off shoreve, qe vijne ere.

🚩Po qe burre Edi Rama le ta anulloje lejen e dhene me firmen e tij ne Zvernec dhe kjo pune merr fund, por realisht ai as guxon qe ta mendoje kete.

Po ashtu u dha teritori per Kampin e refugjateve ne Shengjin.

Edi Rama eshte i gatshem te jape teritor pa u ndakur per te ndenjur ca dite me shume ne karrigen e qelbur te tij.

Edi Rama ishte ai qe cuditi edhe vete greket kur mbeshteti me zellin e tij per zgjerimin prej 12 milje te Greqise.

Bile ishte aq i gezuar sa mezi ç’priste largimin e Ilir Metes si president per vazhduar i qete skenarin e shitjes se detit.

Ndaj Kryeministri grek Micotaqis, tha para parlamentit të vendit të tij se:

“Kohët e fundit, Kryeministri i Shqipërisë deklaroi në mënyrë të qartë se shtrirja në 12 milje është një e drejtë e patjetërsueshme e Athinës”.

Ministri i jashtëm Nikos Dendias, i tha në një intervistë në maj 2022 radio Sky, në Athinë, se:
“Ai (Rama) ra dakord me ne që të shkojmë në Hagë sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare. Kjo nuk është bërë ende pasi presidenti nuk i jep autoritetin përkatës kryeministrit. President padyshim do të zgjidhet një tjetër në Shqipëri në dy- tre muajt e ardhshëm. Pra, e gjithë kjo atëherë është e realizueshme”.

Ndaj sot kur protestohet per Zvernecin dhe ndersa kemi parasysh aferen me jufirin detar kemi plotesisht te drejte te themi me ze te forte se sot me Edi Ramen jemi shume me ne rrezik se ne 1913 kur fuqite e madhe e coptuan Shqiperine.

Share it :