Nga helmimi masiv tek braktisja institucionale/ Kalaja: Kruja sot pa lavdi!

Nga helmimi masiv tek braktisja institucionale/ Kalaja: Kruja sot pa lavdi!

Në fjalimin e mbajtur në Krujë, në ditën e përkujtimit të lindjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, kryetari i PD, Dega Krujë, Aulon Kalaja hodhi akuza të rënda ndaj qeverisjes aktuale për gjendjen në të cilën ndodhet qyteti historik.

Teksa paraqiti një panoramë të zymtë, Kalaja tha se Kruja ndihet e anashkaluar dhe e braktisur qëllimisht nga qeveria.

Ai tha qyteti nuk promovohet nga asnjë ministri, ndryshe nga Berati apo Gjirokastra, dhe se vëmendja mediatike ka munguar, me emisionin e fundit televiziv për Krujën që daton në vitin 2020

Gjendja e infrastrukturës u cilësua si e mjerueshme nga ana e Kalasë, me rrugë të shkatërruara dhe me gropa, teksa denoncoi një “sakatim” institucional të qytetit, me largimin e gjykatës, prokurorisë, hipotekës dhe zyrave të tjera të rëndësishme, duke i detyruar qytetarët të kërkojnë shërbime diku tjetër.

Të nderuar bashkëqytetarë të Krujës, Fushë-Krujës, Thumanës, Niklës, Bubqit, Cudhiut. I nderuar kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, profesor doktor Sali Berisha, mirë se erdhët në kryeqytetin e parë të Shqipërisë. Sot përkujtojmë datëlindjen e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeu, figurës më për bashkuese të historisë së kombit shqiptar. E meritoi Kruja një figurë të tillë, ndaj jo më kot Skënderbeu e zgjodhi këtë qytet strategjik, të mbrojtur nga mali. Zgjodhi të fortë e të besës, ose ndryshe kohorta pretoriane. Por çfarë ishte në vetvete kohorta pretoriane? Krutanët përbënin këtë gardë elitare për shkak të besnikërisë së provuar ndaj Skënderbeut dhe pozicionit të Krujës si kryeqendër e rezistencës. Krutanët ishin përgjegjës për mbrojtjen e drejtpërdrejtë të Skënderbeut në fushëbetejë dhe në kalanë e Krujës. Por Kruja sot është pa lavdi. Kruja që e mori emrin nga krojet, sot nuk ka ujë. Por ka akoma më keq.

Prandaj unë do të doja të ndalesha në dy rekorde të kësaj qeverie. Në tetorin e vitit 2021, qyteti i Krujës u helmua dhe 700 qytetarë përfunduan në spital, për shkak se ujërat e zeza u ngatërruan me ujërat e bardha dhe uji u bë i papijshëm dhe helmues. Në fakt, kjo ngjarje këtij qyteti i kishte ndodhur edhe një herë tjetër. Në vitin e largët 1450, kur osmanët gjatë rrethimit të parë të Krujës, helmuan puset e kalasë me minj të ngordhur, por sërish nuk e morën qytetin e Krujës. Dhe dy, në dhjetorin e vitit 2014, kur arrestuan të gjithë kryefamiljarët e një pallati për shkak se kishin lidhur energjinë elektrike. Kjo ngjarje më kujtonte rrëmbimin e djemve krutanë, një ndër ta edhe Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që merreshin e çoheshin nizam në ushtrinë e perandorisë osmane. Po përse e kanë kaq personale me Krujën? Është fakt se Kruja nuk promovohet nga asnjë ministër i qeverisë Rama. Promovohet vetëm Berati dhe Gjirokastra.

Ndërkohë emisioni televiziv i fundit për Krujën ka ndodhur në vitin 2020, në vitin e pandemisë. Edhe pse e lënë pas dore, siç i patë rrugët të lëna copë-copë edhe me gropa, me pisha të prera e të sëmura, Kruja është qyteti më i vizituar i Shqipërisë. Po ka diçka magjike ky qytet, apo jo? Megjithëse ia grabitën gjykatën, prokurorinë, zyrat e Adisë, hipotekën, ALUIZNI, duke e sakatuar, Kruja ka shkamin e Vajës, nga ku u hodhën dhe u flijuan 90 vashat e Krujës për mos me rënë në duart e sulltanit. Megjithëse ia grabitën stadiumin e ekipit Kastrioti, ku tani hidhen qentë e rrugës dhe grumbullohen inerte, fiks 10 vjet më parë ai stadium aty u shpall nga FIFA si një vend i jashtëzakonshëm për të luajtur futboll me një nga pamjet më të bukura në botë.

Edhe pse Krujës ju mbyll shkolla dhe kopshti i berberes, 500 metra nga këtu, për shkak të shpopullimit, Kruja ka kroin e Ballabanecit, vendin ku një ushtar i thjeshtë i Skënderbeut i quajtur Gjergj Lleshi vrau gjeneralin më të famshëm të perandorisë osmane, Ballaban Pash Baderën, që pushtoi i pari Kostandinopojën. Megjithëse në orën 5 pasdite këtu në qendër të Krujës nuk sheh më as gra, as fëmijë e as pleq, Kruja i dha Shqipërisë një kryeministër, një firmëtar të deklaratës së pavarësisë, një duartrokitje për Mustafa Merlikën. I dha kombit shqiptar një patriot të madh

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :