Neurokirurgu nga Harvardi: Pas vdekjes ka tjetër jetë

6d28ae208267b5f331465910cfeb1188_LJeta pas vdekjes është diçka që është përjetuar nga njerëz të panumërt që nga fillimi i historisë njerëzore të cilët janë kthyer për të treguar tregimet e tyre. Përvoja më e rëndësishme ndoshta në botë është ajo e dr. Eben Alexander, një neurokirurg nga Harvardi. Kjo nuk është vetëm një përjetim i jetës pas vdekjes apo iluzion. Para se të shkojmë tek përvoja e tij, të tregojmë disa detaje për të. Para se ta kishte këtë përvojë, ai nuk besonte në ekzistencën e një shpirti jofizik. I trajnuar në një shkollë mjekësore perëndimore dhe i rrethuar nga kolegët mjekësor të cilët janë futur thellë në pikëpamjet materialiste të universit, ai mendonte se ideja e një shpirti ishte e çuditshme. Ashtu si shumica e skeptikëve, ai besonte se tregimet për jetën pas vdekjes nuk ishin tjetër veç se produkt i imagjinatës njerëzore, dr. Alexander ndryshoi mendje pasi ishte në komë për shtatë ditë rresht, si pasojë e disa baktereve. Gjatë komës ai përjetoi një udhëtim ‘të gjallë’ në atë që ai thotë të ketë qenë jeta e përtejme, duke vizituar qiejt e parajsave të ndryshme. Pas kthimit në trupin e tij dhe përjetimit të mrekullueshëm, ai shkroi librin “Dëshmia e Parajsës”, libër ky që ishte më i shituri i “NY Times”. Alexander në librin e tij konfirmon se jeta këtu është vetëm një test, që i ndihmon shpirtrat tanë të rriten dhe të zhvillohen, dhe që mënyra e vetme për të pasur sukses këtu është duke jetuar me dashuri dhe dhembshuriKëtu janë disa nga pikat më të rëndësishme që ai i përmendi: – Përvoja e jetës së përtejme ishte aq reale sa që jetesa në Tokë dukej si një ëndërr artificiale në krahasim me të. – Jeta e përtejme ishte e mbushur me dashuri të pastër. Dashuria dominonte jetën e përtejme në një shkallë aq të madhe sa që prania e së keqes ishte shumë e vogël. Nëse dëshironi të njihni universin, njihni dashurinë. – Në jetën e përtejme, të gjitha komunikimet ishin telepatike. Nuk kishte nevojë për fjalë të folura, nuk kishte ndarje në mes të vetës dhe çdo gjëje tjetër rreth jush. Të gjitha pyetjet që i bënit në mendjen tuaj merrnin menjëherë përgjigjen telepatike. Kur u pyet se çfarë dëshiron ai që të tjerët të dinë për fushën shpirtërore, ai u shpreh se ju jeni më të çmuar dhe më të dashur atje se që mund ta imagjinoni. Ju gjithmonë jeni të sigurt. Ju nuk jeni vetëm. Dashuria e pakushtëzuar dhe e përsosur e Zotit nuk neglizhonte asnjë shpirt. “Dashuria është, padyshim, baza e çdo gjëje”, shprehet ai. Ky është realiteti i realiteteve, e vërteta e pamohueshme që jeton dhe merr frymë në thelbin e çdo gjëje që ekziston apo do të ekzistojë ndonjëherë”, vazhdon të thotë ai.

 

Detajet që nuk dini rreth vdekjes

Gjëja e parë që ndodh është lumturia madhështore. Nga momenti që ju vdisni, do të absorboheni nga trupi juaj në një dhomë shërimi. Dritat në këtë dhomë fshijnë gjithë të këqijat fizike, mendore dhe emocionale që keni pasur gjatë jetës tuaj. Kështu, brenda në më pak se një nano-sekond, të gjitha dhimbjet tuaj zhduken. 2. Ju keni gjithmonë përshtypje që jeni ju, edhe pse ju nuk e keni trupin tuaj, ju ende e ndjeni veten si një individ. Në fakt, ju keni më shumë përshtypje se kur ishit gjallë. Ka kaq shumë ndikime nga të tjerët në tokë që në njëfarë mënyre ju kurrë nuk jeni ju. 3. Drita ka një personalitet. Përtej rrezeve të dritës kanë cilësitë e urtësisë, mirësisë, mëshirës dhe inteligjencës. Kjo dritë e bën të dukshme atë që është e padukshme në tokë, natyrën hyjnore të të gjitha gjërave. 4. Mëkati dhe ndëshkimi është një koncept i njeriut. Ka shumë thashetheme në tokë në lidhje me atë që ju pret pas vdekjes. Bërja e gabimeve në jetë është pjesë e rregullave të lojës tokësore. Nëse ju duhet të jeni të përkryer për të hyrë në një të ashtu-quajtur Parajsë, askush nuk do të kishte sukses për të hyrë në të. 5. Jeta juaj në tokë nuk është aspak një ndëshkim. Natyrisht, jeta nuk është pa dhimbje, por nuk është një ndëshkim për diçka që ju keni bërë. Dhimbja është pjesë e përvojës njerëzore, ajo është aq e natyrshme sa edhe frymëmarrja, vizioni, apo gjaku që rrjedh në venat tuaja. 6. Pas vdekjes suaj, në vend të një Dite të Gjykimit është një Ditë e mos Gjykimit. Kur ju të rishikoni jetën tuaj, ju shihni rrugën që keni marrë dhe atë që nuk e keni marrë. Ju shikoni aty ku keni qenë një gjeni dhe aty ku keni mundur të bënit më mirë, por pa gjykime. Dhe edhe në qoftë se ju akoma nuk e kuptoni, pas vdekjes ju shihni se keni pasur një jetë të mirë, madje edhe në kohë të vështira. 7. Ju jeni i lumtur që dukeni ashtu siç jeni. Ju nuk bëni kujdes për pamjen tuaj. Nuk ka pretendime apo përpjekje për tu dukur në një mënyrë të caktuar. Ju jeni vetëm rrezatues, gjë që nuk kërkon përpjekje. 8. Dashuria nuk është e njëjtë si dashuria tokësore. Ju nuk jeni të dashur për atë që bëni për pamjen tuaj, famë, apo paratë që ju fitoni. Nuk është sikur “dje unë ju kam dashur, dhe sot unë nuk ju dua”. Dashuria është me të vërtetë e pakushtëzuar. Më e diskutueshmja, është mëshira e përsosur në të përtejshmen – ju jeni të dashur pa marrë parasysh se si keni jetuar.

 

Njeriu

Një eksperiment unik shkencor ka ardhur deri te dëshmitë se ndoshta disa nga “mediumet shpirtërore” kanë aftësi paranormale. Shkencëtarët që kanë marr pjesë në hulumtimin e kryer në Universitetin e Arizonës (http://www.arizona.edu/) theksojnë se zbulimet janë aq të pazakonshme dhe hulumtojnë themelet e mbijetesës të vetëdijes pas vdekjes. Deri tani të gjithë shkencëtarët kanë hedhur poshtë problematikën e lidhur për “jetën pas vdekjes”, derisa mediumet shpirtërore janë quajtur sharlatanë. Mirëpo, studimi i pare laboratorik i një grupi të mediumeve ka zbuluar se ata posedojnë një aftësi shpirtërore për t’i vendosur faktet për të afërmit e vdekur të njerëzve të cilët shpirtra i kontaktojnë nëpër seancat. Eksperimenti kishte kyçur 5 mediume, dhe dy persona të panjohur për mediumet që kishin parashtruar pyetje për të afërmit e tyre të vdekur. Në të dyja grupet e eksperimentimit, të ndarë, secili medium ka kaluar nga një orë me njërin nga personat në laborator ku ishte vendosur një paravan mes tyre, si pengesë fizike për të ndarë kontaktin vizual. Nën video mbikëqyrjen e pandërprerë të shkencëtarëve, secili nga mediumet ka bërë bisedë me personat e vdekur, të afërm të atyre personave të panjohur që ndodheshin në laborator. Atyre u ishte lejuar të përgjigjen në pyetjet me fjalët: “po dhe jo”. Pas përfundimit të secilës seancë, detajisht janë analizuar informatat që mediumet i posedonin. Si mesatare, mediumet posedonin më shumë se 80% të informative për të afërmit e vdekur të personit të tretë që ndodhej matanë paravanit. Informatat e poseduara ishin të llojit: emrat e tyre, animet jetësore deri te rrethanat e sakta për vdekjen e tyre. Njëri nga mediumet ka arritur saktësinë madje edhe deri në 93%. Tashmë shumë kohë skeptikët suksesin e mediumeve e sqarojnë me të ashtuquajturën “lexim të ftohtë”, brenda të cilit “lexim” mediumet kanë parapritje inteligjente për njerëzit e vdekur. Mirëpo, shkencëtarët që e kishin kryer këtë hulumtim, ofruan informata që kanë qenë të arritshme edhe për mediumet dhe 60 persona tjerë. Saktësia e tyre ishte 36%, ndërsa parapritja më e mire arriti madje edhe deri në 54% duke u përputhur me faktet.

Share it :