Shërbimi më i ri në Mars në vitin 2018
Një projekt i ri hapësinor synon të ulë kostot e udhëtimit drejt Marsit. Planeti i kuq do ofrojë mundësinë për dërgesa postare në fillim të vitit 2018 me një vlerë prej 62 milionë dollarësh.
Planet e SpaceX të Elon Musk për të dërguar një anije kozmike pa ekuipazh pritet të realizohen në fillim të vitit 2018. Sipas një përditësimi të fundit çmimesh për ngarkesat që do t’i shtohen udhëtimit, ato pritet të fillojnë nga 62 milionë dollarë.
Lista e parë e çmimeve u publikua më herët këtë vit, me çmime nga dy përmasat e raketave që shkojnë në dy lloje të ndryshme të orbitës në Tokë.
Së fundmi, kompania ka ngritur çmimet për orbitat gjeosinkrone me 1.3 për qind, bashkë me shtimin e ngarkesave që mund të mbajnë raketat.
Elon Musk, një sipërmarrës miliarder që ndihmoi të themelohej “Tesla Motors” dhe “PayPal”, e filloi SpaceX në vitin 2002 me synimin për të ulur kostot e udhëtimit në Mars, në mënyrë të që jenë më të përballueshme.
Kjo është hera e parë që kompania ofron shërbimin e dërgimit të ngarkesave në këtë planet.
Raketa Falcon 9 do të transportojë deri në 4020 kilogramë për 62 milionë, ndërsa raketa Falcon Heavy do të transportojë deri në 13600 kilogramë drejt planetit të kuq me një vlerë prej 90 milionë dollarësh.
“SpaceX ofron çmime konkurruese për shërbimet Falcon 9 dhe Falcon Heavy” si dhe zbritje modeste për blerjet e kryera me anë të kontratave.
Kompania ia doli të ulë me sukses raketën “Falcon 9” për herë të katërt, pasi kishte depozituar një satelit aziatik të komunikimit në një orbitë të largët.Kjo ishte hera e tretë që SpaceX ia doli të ulë me sukses raketat “Falcon” mbi ujë, ku dy herët e tjera më herët këtë vit.
Gjithashtu, ia doli të ulet me sukses një herë në tokë në dhjetor të vitit 2015. Kjo ishte hera e dytë që një raketë ia doli të ulej në një platformë oqeanike pas një lançimi në orbitë, që ishte më larg nga orbitat e afërta me tokën si ato të Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar që i bien përqark globit.
Ky lançim dhe ulja me sukses në tokë e sjellin Musk një hap më pranë realizimit të synimit më të madh për të dërguar një kapsulë pa ekuipazh në Mars.
“SpaceX” planifikon të lançohet në vitin 2018, megjithëse raketa “Falcon Heavy” që do të mbajë kapsulën Dragon të kompanisë nuk do t’i mbajë fluturimet e para të testit deri në fund të vitit 2016.
NASA, që synon të nisë një mision njerëzor në Mars në vitet 2030, tha se do të ofrojë mbështetje teknike për rrugëtimin e parë të SpaceX, njohur si Dragoi i Kuq.
Kompania do të përdorë pajisjen e saj të ngritjes së peshës “Falcon Heavy” për të transportuar një anije të posaçme “Dragon 2” në Mars. “’SpaceX’ mund të ofrojë të dhëna të dobishme për NASA-n në udhëtimin që do të bëjmë më pas në Mars, ndërsa i ofrojmë mbështetje industrisë amerikane”, tha Nasa në një deklaratë.




