Në fillim u mendua se mos ishte vetëm një trend i fillim verës dhe sidomos nga të rejat që kishin pritur me kohë nisjen e sezonit turistik, por duket se tashmë kemi të bëjmë me një fenomen real.
Dalja nudo në plazhe tashmë është kthyer në modë. Pas disa fotove në plazhet e jugut, ku vajza por edhe gra kishin zgjedhur të merrnin rrezet e diellit ashtu “siç i ka bërë nëna”, vijnë edhe fotot nga plazhi i Golemit.
Fotoja që shihni është shkrepur në këtë plazh dhe në të duken dy gra, të cilët edhe pse kanë një fëmijë me vete, nuk shqetësohen aspak dhe vazhdojnë të marrin rrezet e diellit, topless.
Kështu siç ka nisur, duket se kjo verë do të jetë shumë, por shumë e nxehtë…




