Mbledhja e komisionit të Ligjeve u përfshi në pjesën e madhe të saj nga debate lidhur me marrëveshjen e qeverisë me kompaninë amerikane Rapiscan. Por në këtë mes duke iu përshtatur ndoshta edhe orarit të mbledhjes, e cila u zhvillua pasdite rreth orës 16:00 nuk munguan batutat dhe ironitë mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës.
Pjesë nga debati:
Ristani: Mund të na tregoni mendimet me shkrim të biznesit? Cani: Po. Ristani: Unë e kuptoj, por nuk është e hijshme të vish dhe të gënjesh në parlament. Cani: Më fyet, detyra ime është të sqaroj. Ristani: Thatë Avokatura e Shtetit është paguar 500 mijë euro por në dijeninë time është paguar kompania e Blerit 500 mijë euro. A mund ta rinegocionit këtë pa i dhënë Blerit 500 mijë euro? Majko pa mikrofon: E ke shok Blerin ti? Ristani: Po çfarë rëndësie ka, gruaja e Toni Bler. A nuk do ishte më mirë të kursenit. Cani: Ju e keni të lehtë të fyeni? Ristani: Pse çfarë e keni Toni Blerin ju që u fyet?…
Debatin e plotë mund ta lexoni nesër në gazetën “standard” në print.




