Në dosjen e Mc Gonigal përmendet dhjetra herë Edi Rama!’ Logu: Ngritja e komisioneve hetimore e drejtë kushtetuese

‘Në dosjen e Mc Gonigal përmendet dhjetra herë Edi Rama!’ Logu: Ngritja e komisioneve hetimore e drejtë kushtetuese

Në Gjykatën Kushtetuese po mbahet seanca publike për shqyrtimin e ankimit të PD-së pasi maxhoranca refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, për McGonigal dhe për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në seancën dëgjimore, përfaqësuesi ligjor i PD-së Marash Logu argumentoi se refuzimi i shumicës parlamentare për të ngritur komisionet përbën një cenim thelbësor të së drejtës kushtetuese të pakicës. E drejta për të kërkuar një komision hetimor është e sanksionuar në Kushtetutë dhe se mazhoranca nuk ka të drejtë ta bllokojë atë përmes votës në seancë plenare, por vetëm të sigurohet që respektohen parimet kushtetuese.

Kërkesat plotësonin të 3 kushtet që ka përcaktuar jurisprudence kushtetuese për ngritjen e komisionit hetimor. Edhe në përmbajtjen e kërkesave tona dhe gjatë debatit parlamentar është nënvizuar se komisioni ka të drejtë të hetojë e të bëjë transparencë duke respektuar parimet koshtutuese dhe fokusuar tek parimi i ndarjes së pushteteve, parimi i procesit të rregullt ligjor, respektimi i të drejtës së jetës private dhe paanshmërisë.

Shumica parlamentare nuk ka të drejtë t’ia nënshtrojë debatit parlamentar ngritjen ose jo të komisionit hetimor, që mbetet një e drejtë e paprekur, por vetëm respektimin e standarteve dhe të parimeve kushtetuese. Nëse shumica parlamentare pretendon se objekti i hetimit cënon standartet apo parimet kushtetuese, ajo ka detyrimin që të propozojë formulim alternativ të objektit të hetimit. Këto formulime miratohen nga Kuvendi vetëm me pëlqimin e pakicës parlamentare dhe me kusht që ato nuk cënojnë thelbin e objektit të hetimit, pra që nuk i pamundësojnë komisionit hetimor kryerjen e veprimtarisë së tij.” tha Logu.

Komisioni për çështjen “McGonigal” synonte të verifikonte zbatimin e ligjit nga nëpunësit publikë shqiptarë në raportet e tyre me ish-agjentin e FBI-së, duke u bazuar në dokumente zyrtare nga autoritetet e drejtësisë amerikane dhe shqiptare. Ndërsa komisioni për zgjedhjet e 11 majit ishte i fokusuar në kontrollin e përdorimit të burimeve publike dhe administratës shtetërore për qëllime elektorale, duke u mbështetur në raportet e OSBE/ODIHR-it dhe organizmave të tjerë ndërkombëtarë.

Sipas maxhorancës kërkesat janë rrëzuar me pretendimin se nuk ka indicie, por PD u solli argumentet konkrete

“Në rastin e parë, në rastin e e komisionit të kërkuar për çështjen McGonigal, në mënyrë shumë të qartë është kërkuar ngritja e një komisioni hetimor për të verifikuar apo për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga nëpunësit shqiptarë në raportet që ata kanë pasur me ish-agjentin amerikan, Charles McGonigal.

Sa i përket çështjes së veçantë, ne jemi fokusuar në një çështje pikërisht konkrete, duke vënë në pah marrëdhëniet që ka pasur kryeministri apo zyrtarë të tjerë publikë me këtë agjent dhe kemi paraqitur të dhëna dhe indicie të mjaftueshme që dëshmojnë apo justifikojnë nevojën e hetimit.

Konkretisht, dokumentat që ne kemi paraqitur bashkë me kërkesës tonë për ngritjen e komisionit hetimor, kanë pasur, janë në fakt dokumenta të prodhuara nga autoritetet e drejtësisë amerikane, pra dokumenta zyrtare, si dhe dokumenta të tjera të prodhuara nga autoritetet e drejtësisë shqiptare, vlerësuar këto apo në vlerësimin tonë të mjaftueshme për të justifikuar nevojën për hetim parlamentar.

Edhe sa i përket komisionit hetimor për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, ne jemi fokusuar në kontrollin e zbatimit të ligjit nga organet e pushtetit qendror dhe vendor sa i përket përdorimit të burimeve shtetërore apo burimeve publike në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 për nevoja elektorale.

Çështje kjo sigurisht konkrete, sepse fokusohet vetëm në përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale, si dhe kemi paraqitur kryesisht domethënë raporte të cilat ishin raporte zyrtare në fakt, të vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it, të Parlamentit Europian, të Këshillit të Europës, të cilët po themi kanë qenë në Shqipëri gjatë gjatë fushatës elektorale, gjatë ditës së zgjedhjeve dhe pas dhe kanë prodhuar raporte ku kanë konstatuar një sërë shqetësimesh’
Logu tha se kërkesat për ngritjen e komisioneve hetimore janë mbështetur në dokumente konkrete të autoriteteve amerikane, ndërsa maxhoranca nuk ka të drejtë të refuzojë ngritjen e komisioneve hetimore por nëse vlerëson se janë cënuar parimet kushtetuese të ofrojë një formulim alternativ.

“Bazuar në jurisprudenën e Gjykatës Kushtetuese detyrimi për ofrimin e një formulimi alternativ kur vlerësohet apo ngrihen pretendimet që cënohen parimet kushtetuese nuk është detyrim i kërkuesve por atyre që ngrenë këtë pretendim. Pra shumicës parlamentare. Në rastin konkret nuk ka pasur asnjë përpjekje të vetme për të ofruar një formulim alternative të objektit të hetimit. Nga ana tjetër ka pasur pretendim se kërkesa nuk është shoqëruar me fakte dhe prova që vërtetojnë se autoritetet shtetërore kanë kryer veprime të paligjshme që kërkojnë hetim parlamentar. Por kjo është tërësisht e pavërtetë dhe lehtësisht e verifikueshme.

Kërkesa jonë për ngritjen e komisionit hetimor për Mc Goinigal shoqërohej nga dokumente zyrtare të prodhuara nga drejtësia amerikane, dokumente zyrtare të drejtësisë shqiptare dhe të arbitrazhit. Në këtë kuptim kushti për të shoqëruar kërkesën me dokumente ishte mëse I plotësuar nga dokumente qoftë të SHBA-së qoftë shqiptare”

Është ngritur pretendim se nuk ka akuzë ndaj një zyrtari shqiptar. Por fakt është në të gjitha dokumentet e drejtësisë amerikane të dorëzuara nga ana jonë përmendet Kryeministri Edi Rama me dhjetra herë por dhe zyrtarë të lartë shqiptarë që janë përfshirë në një formë apo formë tjetër’ nënvizoi Logu.
PD i kërkon Gjykatës Kushtetuese të detyrojë Kuvendin të ngrejë 2 komisionit hetimore dhe të deklarojë vendimet nr 77 dhe 78 të kuvendit të Shqipërisë si të papajtueshëm me Kushtetutën.

Kërkesa e PD-së

Më 11 nëntor 2025, 38 deputetët të opozitës iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për:

Zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet jo më pak se një të katërtës së deputetëve dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, duke përcaktuar detyrimin e Kuvendit për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit:

1 “Për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin special të FBI-së Charles McGonigal”;

2- “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së organeve të pushtetit qëndror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025”.

Në kërkesën e 38 deputetëve të opozitës theksohej në mënyrë të përmbledhur se vendimet e Kuvendit për rrëzimin e dy kërkesave të opozitës për ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, binte ndesh me nenin 77 të Kushtetutës dhe jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, sepse: Është cenuar e drejta e pakicës parlamentare për ngritjen e komisionit hetimor, e cila nuk mund të mohohet apo të kufizohet nëpërmjet vendimmarrjes së shumicës parlamentare. Ajo është një e drejtë kushtetuese.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :