Basha i ftuar në emisionin ”Zonë e Lirë” të Arjan Çanit tha se nuk mund të vijohet edhe 4 vite me Ramën, teksa shton se 25 prilli nukës htë i partive, por i shqiptarëve.
Për Bashën, qytetarëve i është rikthyer shpresa, dhe të dielën ripërsërit se do të jetë pjesëmarrja më masive në historinë e zgjedhjeve shqiptare.
PYETJA: Unë jam i pandalshëm sepse pas 8 vjetësh me Edi Ramën në krye të qeverisë Partia Demokratike ka radhën të qeverisë tani më shumë se kurrë. Po apo jo?
Lulzim Basha: Ndryshimi është i pandalshme sepse shqiptarët nuk munden më të vazhdojnë me 4 vite të tjera si këto 8 që kaluan dhe kanë vendosur t’i hapin rrugën ekonomisë të zhvilluar, Shqipërisë anëtare të Bashkimit Europian.
Njerëzve ju është kthyer shpresa. Të dielën do kemi pjesmarrjen më të madhe në historinë tonë.




