Petrit Vasili: Kush ka frike nga trasparenca e Zvërnecit?
Nga Petrit Vasili
Protesta per Zvernecin ka marre nje vemendje shume te madhe kombetare dhe nderkombetare per shkak te mobilizimit popullor si dhe kauzes parimore te mbrojtjes teritorit te Shqiperise tashme te masakruar nga betoni pa fre.
Nddrkohe qe argumenti i vetem i qeverise eshte se do investohen 4 miliard euro dhe ka nje pjesmarrje te dhenderit dhe vajzes se presidentit te Amerikes.
Sigurisht qe kaq argumente nuk thone asgje sepse kemi degjuar edhe me pare 2.5 miliard euro te Alabarit per Durresin se bashku me 50 mije vende pune, apo Aeroporti i Kukesit me 12 mije vende pune, apo i Vlores me 12 mije vende pune, projekte keto qe kane rezultuar bllofe te frikshme, qe perveç korrupsionit dhe demeve te medha nuk kane sjelle asnje te mire konkrete
Ndaj kjo situate qe lidhet me Zvernecin si hapin e pare vendimtar e te patejkalueshem ka TRASPARENCEN E PLOTE!!
Kjo TRASPARENCE kalon pashmangshmerisht te keto pyetje:
🟥Cila eshte lista e plote me emra dhe mbiemra e te gjithe investitoreve?
🟥A jane keta investitore te regjistruar ne offshore?
🟥Cili eshte kontributi financiar i sakte dhe i qarte i seicilit investitor?
🟥Cilat jane garancite qe financimi eshte plotesisht i sigurte dhe nga burime te verifikueshme?
🟥Cilat jane afatet kohore te realizimit te projektit dhe garancite e respektimit te ketyre afateve?
🟥Perse u lejua rrethimi i territorit me tela me gjemba, kur lejet nuk ishin dhene akoma?
🟥Kush e urdheroi policine qe te mbeshteste rrethuesit e territorit kur ata ishin te paligjshem?
🟥Cila eshte situata pronesore e terrenit ne Zvernec?
🟥A ka pretendime pronesore qe jane ne procese gjyqesore?
🟥A jane perftuar pronat ne menyre te ligjshme?
🟥Cili eshte projekti i detajuar, qe do te zbatohet ne Zvernec?
🟥A e cenon ky projekt pasurine natyrore te mbrojtur me ligj?
🟥Cilat jane studimet e detajuara te vleresimit ne mjedis per kete projekt kaq te madh dhe kaq kritik ne nje zone te mbrojtur?
🟥A eshte marre mendimi zyrtar i organizatave europiane, qe mbrojne pasurite natyrore per kete projekt?
🟥Cili eshte studimi i detajuar i fizibilitetit thene shqip i leverdisshmerise se projektit?
🟥A jane bere konsultime te gjera me komunitetin ashtu sikurse Konventat dhe ligjet kerkojne?
🟥Perse nje TRASPARENCE e tille shmanget me kaq insistim nga qeveria.
🟥Perse te gjitha keto dokumente kaq te detyrueshme nuk behen publike?
Per sa kohe qe kjo TRASPARENCE nuk shterrohet deri ne fund me te gjithe pergjegjshmerine dhe kerkesat e respektimit te ligjit, sigurisht qe dyshimi i forte eshte plotesisht legjitim dhe argumentet propagandistike as mjaftojne dhe as japin zgjidhje pervecse shtojne mosbesimin e thelle dhe protesten ndaj ketij projekti.



