Narkoekonomia është vetë Narkoshteti’ – Meta: ‘Diella’ nuk i mbulon dot të vërtetat që i di e gjithë bota

‘Narkoekonomia është vetë Narkoshteti’ – Meta: ‘Diella’ nuk i mbulon dot të vërtetat që i di e gjithë bota

Diella’ nuk i mbulon dot të vërtetat që i di e gjithë bota, por dhe që i vuajnë çdo ditë e më shumë shqiptarët” shkruan presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një reagim në facebook duke iu referuar shkrimit të Washington Examiner.

“Shikoni tatëpjetën e pandalshme të zhvlerësimit të euros dhe dollarit me lekun, për të kuptuar se narkoekonomia është vetë Narkoshteti” shkruan Meta.

Më tej ndalet dhe tek raporti i Transparency International.

Por mjafton të shihni edhe dishezën me 11 vende për korrupsionin në raportin e Transparency International për të kuptuar se kur paratë e drogës dhe korrupsionit shkrihen në një, siç është shkrirë partia në pushtet me shtetin, pasojat janë katastrofike për qytetarët.
Ai ndalet edhe tek kërcënimi ndaj gazetarit investigativ italian, Nello Trocchia i cili bëri publik takimin e zhvilluar në Aruba, ku sipas investigimeve të tij, përfaqësues pranë qeverisë së Edi Ramës janë takuar me eksponentë të karteleve të drogës për çështje që lidhen me pastrimin e parave në Shqipëri.

“Këta jo vetëm kërcënojnë gazetarët vendas por duan t’u mbyllin gojën edhe atyre të huaj, si gazetarit investigativ italian, Nello Trocchia, të cilit i shpreh solidaritetin tim të plotë” shkruan Meta.

Share it :