Mourinho lëshon batuta për kundërshtarët

Jose MourinhoChelsea zhvilloi ceremoninë e Lojtarit të Vitit teksa i pranishëm ishte dhe Jose Mourinho, i cili mbajti një fjalim për t’u pasur zili. Duke treguar disa foto, Mourinho ilustroi ‘hendekun’ mes skuadrës së tij dhe rivalëve në Angli, duk e nisur nga Manchester United.

  1. United: “Futbolli është një lojë me dy porta, por ekziston një skuadër që i pëlqen shumë të luajë pa top. Ajo skuadër luan shumë mirë dhe vrapon shumë, por nuk shënon. Asnjë pikë, për pasojë. Ata i thanë komitetit të FIFA-s nëse mund të fitojnë pa shënuar, por morën përgjigje negative”.

Manchester City: Pastaj, vjen një skuadër tjetër, që luan vetëm me një portë, shënon shumë gola, nga çdo pozicion, por nuk pëson kurrë gol sepse luan pa portë. Megjithatë, FIFA u tha që nuk mund të jenë kampionë, sepse luajnë vetëm me një portë”.

Arsenal: “Është një skuadër e tretë, dhe skuadra e tretë ka qejf të luajë me dy porta. Ata shënojnë dhe pësojnë, shënojnë disa gola fantastikë, por pastaj vjen ‘autobusi’ dhe ata nuk ia dalin dot më”.

Chelsea: “Në fund, ekziston një skuadër që ka dëshirë të luajë sipas rregullave dhe që synon të shënojë gjithnjë një gol më shumë se kundërshtari. Ndonjëherë fiton duke shënuar shumë gola e duke pësuar shumë gola, ndonjëherë fiton 1-0, ndonjëherë edhe parkon autobusin. Ajo është Chelsea dhe sezonin e ardhshëm kjo skuadër do të vuajë më shumë, sepse tani kundërshtarët ia dinë sekretin”.

 

Leo Mesi shijon pushimet me familjen

Futbollisti katër herë fitues i “Topit të Artë”, Leo Messi, ka kaluar një ditë të bukur me të dashurën e tij, Antonella Roccuzzo, në një nga plazhet spanjolle. Messi u pa në shoqëri të Antonellas dhe djalit të tij, Thiago, me të cilin kaloi kohë. Ai tregoi edhe njëherë se është një baba shumë i kujdesshëm për Thiagon. Çifti është në pritje të fëmijës së dytë.

 

Pas finales së Europa League digjet flamuri serb

Finalja e Europa Leagues e zhvilluar parmbrëmë në Poloni është përshkuar kryesisht me atmosferë të qetë para dhe pas ndeshjes. Pas humbjes se Dnipros, tifozët ukrainas që ishin në numër të madh në Varshavë kishin mbushur rrugët e qytetit. Pas ndeshjes ata gjetën kohë edhe për politikë. Kjo pasi ata dogjën flamurin serb, gjë e cila lidhet me rivalin e njohur politik, Rusinë.

 

 

Milan dhe Inter bëjnë paqe në metro

Milan dhe Inter nuk kanë pasur asnjëherë thuajse një marrëdhënie të mirë brenda fushave për shkak të rivalitetit të tyre. Por jashtë fushave, atmosfera është shumë ndryshe. Futbollistët e të dyja ekipeve kanë kaluar disa orë së bashku për inaugurimin e stacionit te metrosë. Bonaventura dhe Van Ginkel te Milan dhe Rankoia me Juan Jesus te Inter për disa çaste janë parë së bashku duke bërë sete fotografish në tren

 

 

 

Share it :