Një shkrim sintetik në “balkanist” se si Nënat e monumenteve të socializmit, të ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore, shihen mjaft tërheqëse për gruan ideale socialiste, duke e përzier nacionalizmin me socializmin
Duke vështruar monumentet në Tiranë, Kiev, Volgograd, Terevan, Tbilisi dhe ndonjëherë kullat e varrezave apo përkujtimeve të heronjve të atdheut socialist, ata paraqiten duke luftuar në mënyrë dinamike dhe herë të tjera dalin solemne, mbrojtëse: gri, e bardhë apo shkëlqim metalik, janë nëna krenare për periudhën e socializmit. Një artikull sintetik në balkanistik.net hidhet një vështrim se si këto monumente u shndërruan në simbole të socializmit në gjithë ish vendet komuniste. Këto statuja të Nënave ishin të destinuara të “martohen” me ideologjinë ndërkombëtare socialiste të Bllokut Lindor, me entuziazmin e veçantë dhe mitin nacionalist.
Në këtë koncept, në artikull përmenden në ironi edhe statuja shqiptare. Është një listë e cilësuar, që përfshijnë Nënë Shqipëri, monumentin e atdheut në Ukrainë, Atdheu thërret në Rusi, Nëna Armenia, dhe Nëna e Gjeorgjisë. Këto personifikojnë monumentet e nënave, të vendeve ose shteteve si nëna që na lejojnë për të eksploruar disa karakteristika kryesore të gruas së idealizuar socialiste, si është portretizuar dhe interpretuar nga realizmi socialist.
Ndërtuar pas luftës së dytë botërore, në vitin 1958 (Nëna e Gjeorgjisë), më 1981 (Monumenti i Mëmëdheut në Kiev), këto skulptura konsiderohen sot tërheqëse për të shqyrtuar në këtë sfond përzierjen e nacionalizmit dhe socializmit në periudhën komuniste.
Gruaja socialiste ishte mbi të gjitha një nënë që punonte. Ajo ishte e martuar për punë dhe me një burrë, karakteri i të cilit si baba nuk ishte aq i qartë sa ai i nënës, komentohet në artikull. Kështu materniteti socialet respektohet më shumë si kontribut fondamental i gruas në punësim. Edukimi i brezit të ri të njeriut socialist ishte një nga detyrat themelore të grave, dhe kjo u pa si një detyre ndaj shoqërisë dhe atdheut. Përveç kësaj, gruaja ideale socialiste ishte e thjeshtë por e fuqishme, punëtore dhe e devotshme për familjen, e barabartë dhe e lirë, por jo përmes feminizmit borgjez, – ajo ishte një shpesh një zgjedhëse, dhe një anëtare e parlamentit apo nomenklaturës, për aq kohë sa përmbushte përfaqësimin e saj në sektorët e tekstileve, fabrika dhe industrinë e rëndë. Ajo ishte aq e barabartë me burrat në këtë drejtim sesa përfaqësimi si shumë femërore, në dukje apo sjellje, do të thotë një devijim nga gruaja ideale e devotshme socialiste.
Në këtë periudhë Realizmi socialist, e cili mbajti monopolin e artit në Bllokun Lindor, e ruajti me besnikëri këtë standard dhe e përforcoi atë, duke portretizuar gratë po aq sa burrat, në dukjen dhe sjelljen e tyre, ndërsa mes dy gjinive mungonte dimensioni i erotikës.
Në këtë vështrohet se aseksualiteti i heroinave të realizmit socialist është e kombinuar me maskilitetin e tyre. Kështu gratë e filmit socrealist, pikturat dhe skulpturat janë me portretizuar me karakteristika e zëra mashkullorë, të forta dhe me gjeste që kanë domethënien e përkushtimit të tyre për t’i shërbyer atdheut.
Arketipi i nënës socialiste dhe gruaja e maskilizuar ndihmon të kuptosh simbolizmin e plotë të statujave të Nënave Kombëtare.
Edhe pse të veshura, gjithmonë, me veshje të gjata, këto skulptura femërore vështirë të evokojnë femrën tradicionale. Kjo argumentohet se Nëna e Gjeorgjisë është më femërore në lidhje me formën e fytyrës dhe trupit, dhe se Atdheu thërret, i Rusisë ka gra të dallueshme për nga shtati dhe pjesë të dukshme të trupit të femrës. Megjithatë, si gjithë skulpturat e tjera, këto gra veçanërisht kanë krahë e duar shumë të fortë, po ashtu paraqiten edhe në tiparet e fytyrës. Portretizojnë një mizori të veçantë, me Staturën e Nënë Rusisë, në Rusi, Monumenti i Atdheut në Ukrainë, Nënë Armenia – këto kanë një pamje agresive më të dallueshme në këtë drejtim.
Këto dy vështrime të nënës socialiste dhe gruas dhe gruas në ndihmën mashkullore për të shpjeguar simbolikën e skulpturës heroike. Ana tjetër është se gjenden në dimensionin e tyre të veçantë patriotike, komentohet në artikull. Lufta e Dytë Botërore ishte një kohë e sakrificës dhe krenarisë për Bashkimin Sovjetik dhe nderimin e heronjve të luftës, kundër fashizmit gjerman, – një fakt debatohet se kjo është bërë një pjesë e rëndësishme e diskursit socialist të pas luftës. Në mënyrë të ngjashme në Shqipëri, lufta kundër fashizmit ishte arsyeja e vërtetë pse forcat partizane dolën për të luftuar, dhe rrjedhimisht u formua Partia Komuniste shqiptare – këtu artikull shkruesi nuk ka informacion të saktë, pasi thekson se u formua Partia e Punës, që u ndryshua emri pas vitit `45-ës.
Atdheu thërret në Volgograd, Monumenti i Mëmëdheut në Kiev, Nënë Armenia, dhe Nënë Shqipëria janë të gjitha “Nëna” ose roje në këmbë të varrezave dhe muzeumeve që kujtojnë bijtë dhe bijat e rënë në Luftën e Dytë Botërore. Nëna e vetme që vështron nga qyteti është Nëna e Gjeorgjisë, ku është theksuar më shumë dimensioni i saj “kombëtar” u përurua në vitin 1958, kur Tbilisi festoi përvjetorin e saj të 1500-të.
Si duket ky vështrim e bën më pak të theksuar patriotizmin socialist tek ajo sesa nënat e tjera socialiste. Për bindjet e tyre socialiste dhe patriotike të gjitha këto gra qëndrojnë në këmbë, e ndonjëherë në mes të betejës. Këto nëna janë të militarizuara se sa të edukuara.
Pothuajse në të gjitha është e dukshme pozicione lufte për t’u ngritur me shpatë në dorë, duke thirrur fëmijët e saj, për tu bashkuar me të në betejë. Monumenti i Mëmëdheut në Ukrainë duket fitimtare, ndërsa mban lart shpatën dhe mburojën.
Nënë Armenia dhe Nëna Gjeorgjia gjithashtu kanë shpatë, por ato mbajnë ato në pjesën ballore të trupit të tyre, në pozicion mbrojtës. Nëna Shqipëri është e “armatosur” vetëm me një kurorë dafine, dhe mban yllin socialist kundër erës, që personifikon një vend që për zyrtarët e saj komunistë ishte “një fanar i ndritshëm në bregdetin Adriatik”.
Simbolika e kombinuar në këto skulptura komentohet se personifikojnë anën kombëtare gjatë periudhës socialiste, me të cilat demonstrohet nderimi sistematik i ekzistencës kombëtare dhe patriotike gjatë kësaj periudhe. Kjo konsiderohet një dualizëm që ngjashëm e përfaqëson Nënë Gjeorgjia: një shpatë në njërën anë për të luftuar ata që vijnë si armiq dhe verë në tjetrin për të mirëpritur ata që vijnë si miq.
Por, është interesante fakti i interpretimit se si këto statuja socialiste e humbën rëndësinë, arsyen simbolike në fundin e komunizmit, pasi këto nëna sfiduan komunizmin për shkak të lidhjes së tyre me idenë e kombit dhe atdheut.
Përgatiti: Re. Ku.




