Minjtë po na hanë kalamajtë te Pediatria e Lushnjës”/ Ironia e Korreshit: Na sillni foto të çmallemi me Evis Salën
Deputeti demokrat Sajmir Korreshi ka akuzuar nga salla e Kuvendit ditën e sotme ministren e Shëndetësisë dhe kryeparlamentarin Niko Peleshi, se po i shmangen interpelancës së kërkuar për gjendjen e shëndetësisë dhe spitaleve në qytetin myzeqar.
Ligjvënësi nuk i ka munguar ironitë dhe batutat, duke theksuar se “po i hanë minjtë kalamajtë në Pediatrinë e Lushnjës” dhe mungojnë investimet.
“Po lozin minjtë te Pediatria e Lushnjës o kryetar, prandaj duam interpelancë ne. Dhe nuk është ajo godina që do rregullohej por urdhro se si hedh miu valle këtu. Urdhroni miun se si kërcën miu me kalamajtë. Nuk po e thërresim për pilaf ministren, ndaj të na vijë këtu ajo shoqja ministre se po e thërresim për minjtë që po na hanë”, tha Korreshi në fjalën e tij.
Ai kërkoi prezencën e ministres Evis Sala në Kuvend për interpelancë, pasi prej kohësh “ka ikur në drejtim të paditur”.
Me një fotografi në dorë të Pediatrisë së Lushnjës, ai iu drejtua peleshit duke i thënë se ‘minjtë po kërcenin me fëmijët’.
Ndaj të vijë ministrja këtu dhe të flasë se po na hanë minjtë këtu, nuk jemi për pilaf këtu. Shikoni minjtë se po na hanë kalamajtë. Të na vijë ministrja këtu.
Sa herë kërkoj interpelancë unë, ministrja nuk është këtu, ministrja e Shëndetësisë të vijë këtu dhe të flasë. Ose na sillni një fotografi këtu dhe të çmallemi me ministren. Sa herë vij këtu, ka ik ministrja në drejtim të paditur, silleni për interpelancë këtu. Po na hanë minjtë!”, akuzoi deputeti demokrat




