Miliardat e armëve/ Elbit Systems, kompania izraelite e pezulluar për korrupsion hap degë në Tiranë

 

Elbit System, një nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të armëve në botë, me bazë në Izrael, ka hapur degë në Shqipëri. Tre ditë më parë, kompania regjistroi në Qendrën Kombëtare të Biznesit degën e saj në Shqipëri, e cila do të kryejë të njëjtin aktivitet si mëma e saj në Izrael.

Elbit është një nga prodhuesit më të madh të armëve në botë. Ardhja e saj në Shqipëri lidhet me një kontratë të madhe sekrete që Shqipëria ka nënshkruar me këtë kompani për blerjen e armëve.

Kontrata miliardere

Në korrik të vitit të kalauar, Shqipëria nënshkroi një marrëveshje të gjerë ushtarake me Izraelin. Dokumenti i firmosur nga ministri i Mbrojtjes në atë kohë, Pirro Vengu dhe homologu i tij izraelit u miratua në Këshillin e Ministrave.

Për shumë muaj firma e Vengut u konsiderua thjesht një marrëveshje normale midis dy qeverive për të bashkëpunuar në fushën e mbrojtjes. Por në fund të vitit të kaluar u zbulua se se ajo nuk ishte thjesht një marrëveshje mes dy qeverive, por një biznes sekret qindra milionë dollarësh me kompaninë private, Elbit Systems.

Në nëntor të vitit të kaluar, një nga gazetat më të mëdha izraelite, Haaretz, zbuloi se Elbit System ka siguruar një kontratë multi milionë dollarëshe nga qeveria shqiptare për të furnizuar Shqipërinë me armatim të rëndë, përfshirë murtaja dhe dronë. Paralelisht, kompania izraelite do të hapë dhe shkollën e aviacionit në Vlorë.

Kontrata miliardere e armëve/ Elbit Systems vjen në Shqipëri,

Shuma e kontratës mbahet sekret, por disa burime nga ministria e Mbrojtjes thonë se bëhet fjalë për një marrëveshje e cila mund të shkojë deri në 400 milionë dollarë.

Një burim konfidencial tha se qeveria po shqyrton një skemë të ngjashme me atë të projekt Smart City, për të financuar faturën e rëndë që Shqipëria do t’i paguajë Elbit Systems.

Sipas këtij burimi, kompania izraelite do të gjejë vetë paratë në bankë. Shqipëria do të garantojë kredinë me garanci sovrane dhe pastaj do të marrë përsipër shlyerjen e saj duke përfshirë dhe interesat e majmë.

Në korridoret e ministrisë së Mbrojtjes përflitet se një nga arsyet e shkarkimit të Pirro Vengut nga posti i ministrit të Mbrojtjes dhe zëvendësimi i tij me Ermal Nufin ishte pikërisht hezitimi i Vengut për të firmosur detajet financiare të kësaj kontrate.

Nuk dihet nëse procesi i firmave është ezauruar pas emërimit të Ermal Nufit, i cili në rrethet e ngushta njihet ndryshe edhe si Ermal Raketa, për shkak të gatishmërisë për të firmosur çdo gjë që i kërkohet, për të mos zhgënjyer shefin e tij. Sepse Ermali nuk zhgënjen, por për shefin bëhet raketë.

Pezullimi nga NATO për korrupsion

Verën e vitit të kaluar, Elbit Systems u pezullua nga agjencia e prokurimit të NATO-s për shkak të një skandali të madh korrupsioni që përfshin akuza për ryshfet dhe praktika të sanksionueshme, sipas dokumenteve të publikuara nga media investigative Folloë the Money.

Agjencia e Mbështetjes dhe Prokurimit të NATO-s (NSPA) pezulloi Elbit Systems dhe degën e saj Orion Advanced Systems më 31 korrik. Pezullimi pasoi shfaqjen e akuzave serioze që tregonin përfshirje të mundshme në praktika korruptive nga kompania izraelite.

“Pezullimet e shitësve pasojnë shfaqjen e akuzave serioze që tregojnë se ka të ngjarë që furnizuesit të jenë përfshirë në praktika të sanksionueshme, duke përfshirë parregullsi në dhënien e kontratave”, sipas një letre nga një menaxher i lartë në NSPA të shqyrtuar nga burime mediatike investigative.

Pezullimi e pengon Elbit të konkurrojë për tendera të rinj nga Nato ndërkohë që Aleanca Ushtarake pezulloi rreth 15 kontrata në vazhdim që kishte me kompaninë izraelite. Proçesi ligjor vazhdon dhe deri më tani nuk ka asnjë vendim përfundimtar nga gjykatat, por skandali tronditi jo pak NATO-n./ Kapitali.al

Share it :
Mato: Pastrimi i parave në ndërtim po lë të rinjtë pa strehë: Të monitoren transaksionet Në një kohë kur Tirana dhe zonat turistike të Shqipërisë përjetojnë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimi, me kulla që ngrihen çdo ditë, një pyetje thelbësore po shqetëson gjithnjë e më shumë publikun: nga vijnë të gjitha këto para? Alarimin e ngriti Fanswa Mato, anëtar i departamentit “Brain Gain” në PD, i cili nga tryeza e diskutimit ‘Qeveria e Pasigurisë – dhe alternativa e opozitës’, denoncoi se pas fasadës së projekteve luksoze fshihet fenomeni i pastrimit të parave, duke e deformuar tregun dhe duke e bërë të pamundur për qytetarët e zakonshëm blerjen e një shtëpie. Mato, një profesionist me përvojë në menaxhimin e ndërtimit në Neë York, thekson paradoksin e hidhur të realitetit shqiptar: ndërsa miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit, çmimet e apartamenteve kanë arritur nivele të papërballueshme për familjet mesatare. Fanswa Mato: Përvoja ime personale më ka dhënë mundësi të punoj në një mjedis ku standardet, transparenca dhe rezultatet konkrete janë thelbësore. Pikërisht kjo eksperiencë më motivon të kontribuoj me njohurinë dhe përvojën time për çështjet që lidhen me zhvillimin, mirëqenien dhe të ardhmen e Shqipërisë. Sot dua të flas për një nga problemet më serioze që po dëmton ekonominë shqiptare dhe po rëndon jetën e qytetarëve tanë: pastrimin e parave në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe në ndërtim. Gjatë viteve të fundit kemi parë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimesh, sidomos në Tiranë dhe në zonat turistike, ku kulla të reja ngrihen çdo ditë, projekte luksoze shtohen me ritme të shpejta dhe miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit. Por pyetja që ushtrojnë shqiptarët është shumë e thjeshtë: nga vijnë të gjitha këto para? Sepse realiteti është ky: ndërsa ndërtohet gjithnjë e më shumë apartamente, qytetarët shqiptarë e kanë gjithnjë e më të vështirë të blejnë një shtëpi. Çmimet janë rritur në nivele të papërballueshme për familjet e zakonshme. Të rinjtë nuk arrijnë të sigurojnë një strehim, ndërsa shumë apartamente mbeten bosh dhe përdoren vetëm si instrumente financiare. Ky është paradoksi i Shqipërisë sot. Në njërën anë kemi një mbingopje me ndërtime, nga ana tjetër kemi mungesë strehimi për qytetarët. Kjo nuk është ekonomi normale tregu. Kjo është pasojë e deformimit të tregut nga paratë informale dhe nga mungesa e kontrollit shtetëror. Sipas të dhënave dhe analizave të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, Shqipëria ka pasur për vite me radhë probleme serioze në luftën kundër pastrimit të parave dhe organizata të rëndësishme ndërkombëtare kanë evidentuar dobësi në kontrollin financiar dhe në monitorimin e sektorit të ndërtimit. Gjatë analizës së këtij fenomeni, janë përdorur të dhëna nga institucione si Banka e Shqipërisë, INSTAT, Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe FATF. Janë zhvilluar gjithashtu biseda me profesionistë të tregut, agjentë imobiliar, noterë dhe ekspertë financiarë. Të gjitha këto tregojnë se ekziston një shqetësim real për mënyrën se si fondet e dyshimta depërtojnë në ekonominë shqiptare. Mekanizmat janë të ndryshme. Në shumë raste përdoren kompani me burime financiare të paqarta, përdoren pagesa të mëdha kesh, transferta të dyshimta dhe forma të tjera që e bëjnë të vështirë gjurmimin e origjinës së parave. Në disa raste kemi dhe kompani që nuk justifikojnë nivelin e investimeve që realizojnë. Dhe kush e paguan koston e kësaj situate? E paguajnë qytetarët shqiptarë, e paguajnë familjet e reja, e paguajnë bizneset e ndershme, e paguan ekonomia e vendit. Sepse kur paratë e paligjshme futen në treg, konkurrenca bëhet e padrejtë. Çmimet rriten artificialisht, korrupsioni forcohet, besimi tek shteti dobësohet dhe në fund humb qytetari i zakonshëm që punon me ndershmëri. Si opozitë, ne kemi detyrimin moral dhe politik të ngremë zërin për këtë problem. Shqipëria nuk mund të ndërtojë të ardhmen mbi ekonomi informale dhe mbi mungesë transparence. Ne kemi nevojë për institucione të forta, për kontroll real financiar dhe për shtet ligjor funksional. Ne kërkojmë rritje të transparencës në transaksionet e pasurive të paluajtshme, kufizim të pagesave kesh në sektorin e ndërtimit, kontroll më të fortë mbi burimin e fondeve, monitorim më rigoroz të kompanive të ndërtimit, bashkëpunim më të madh mes institucioneve financiare dhe organeve ligjzbatuese. Ky nuk është thjesht një debat politik. Ky është një debat që prek ekonominë e vendit, të ardhmen e të rinjve dhe mundësinë që qytetarët shqiptarë të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre.